Rrjeti kibernetik në Shqipëri, SHBA jep 7 milionë dollarë

Rrjeti kibernetik në Shqipëri, SHBA jep 7 milionë dollarë

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një fond prej 7 milion dollarë për rrjetin kibernetik në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane thuhet se ky fond do të shërbejë për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Qëllimi i këtij projekti, bëhet me dije, se do të jetë për t'i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj", njofton Ambasada Amerikane.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë