Rrjeti kriminal italo-shqiptar, arrestohen në Shqipëri dy persona me qëllim ekstradimin! Të implikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Itali (EMRAT)

Rrjeti kriminal italo-shqiptar, arrestohen në Shqipëri dy persona me qëllim ekstradimin! Të implikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Itali (EMRAT)

Foto ilustruese

Një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u çmontua nga Policia Financiare e Milanos, me urdhër të Prokurorisë së Milanos. 

Grupi kriminal kryesisht me shqiptarë ishte aktive në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena) dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena. Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.

Ndërkohë sot policia ka bërë një njoftim ku thuhet se në Shqipëri janë arrestuar dy persona me qëllim ekstradimin në Itali, lidhur me këtë operacion. Në pranga kanë rënë Juljan Kollçaku, 34 vjeç banues në Kavajë dhe Maksim Ndoci, 30 vjeç banues në Pukë. Të dy janë akuzuar nga Gjykata e Firenzes, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pritet të ektradohen në shtetin Italian.

'-arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve J. K., 34 vjeç, banues në Kavajë dhe M. N., 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;', njofton policia.

Sakaq, policia e shtetit ka bërë edhe kontrolle në disa ambjente të lidhura me 20 shtetas të tjerë që dyshohet se janë implikuar në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Itali. Nga kontrollet janë sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

'Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar.', vijon më tej njoftimi.

Hetimet zbuluan lidhje mes të dyshuarve dhe organizatave të tjera kriminale me origjinë shqiptare me degë në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, të afta për të importuar sasi të konsiderueshme droge për t'u shpërndarë në provincat e Milanos dhe Modenës dhe më pas pastrimin e të ardhurave të paligjshme në nivel ndërkombëtar. .

Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.

'Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme.', përfundon njoftimi.

 


Lajmi kryesor:

Shkatërrohet grupi krimal që furnizonte Italinë me drogë nga Amerika e Jugut! Kapen 2 ton kokainë, vlera 70 mln euro! 23 të arrestuar në Itali, 2 në Shqipëri! U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC (EMRAT)


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë