Bashkëshortët e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë për herë të parë do të paguhen me rrogë.
Në buxhetin e Ministrisë së Jashtme për 2017-ën është parashikuar një fond prej 100 milion lekësh për familjarët e diplomatëve tanë. Report Tv zbardh shifrat e asaj që Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur “Paketa e Diplomatit” dhe do të aplikohet për herë të parë.
Gruaja ose burri i ambasadorit ose ambasadores, do të paguhen 450 euro në muaj në vendet e BE. Ndërsa secili prej fëmijëve të tyre përfiton një bonus për shkollim 180 Euro. Ndësa në vendet ku valuta e përdorur është dollari, pagesa shkon 500 $ në muaj për bashkëshortët dhe 200 për fëmijët.
Ndërkaq, për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhet që nga janari i 2017-ës, kontributet për sigurimet shoqërore.
Pagesat për familjarët e diplomatëve
Në euro
Bashkëshortja/i – 450 euro në muaj
Për çdo fëmijë – nga 180 euro në muaj
Në dollarë
Bashkëshortja/i – 500 dollarë në muaj
Për çdo fëmijë – 200 dollarë në muaj
Vendimi i parashikuar në buxhetin 2017
1. Ne buxhetin e ri te vitit 2017 ne vijim te ligjit te ri per sherbimin e jashtem te miratuar para disa muajsh do te zbatohet per here te pare paketa e diplomatit qe parashikon:
Cdo diplomat qe sherben jashte, per bashkeshoritin/en dhe per cdo femije do te marrin 450€ per bashkeshortin dhe 180€ per cdo femije (ne vendet ku pagesa eshte me €) dhe 500$ per bashkeshortet dhe 200$ per femijet (ne vendet ku pagesat behen me $).
2. Kjo do te mundesohet fal nje shtese prej 1 miliard lek te vjetra ne buxhet te MPJ.
3. Per bashkeshortet e diplomateve do te paguhet qe nga janari 2017, kontributet per sigurimet shoqerore.
4. Këtë e përfitojnë te gjithë diplomatët që shërbejnë jashtë atdheut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com