Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rrogozhinë ku një 31-vjeçar ka humbur jetën në punë. Sipas policisë, viktima me inicialet Sh.D, banues në Rrogozhinë, ka qenë duke punuar me betoniere në një magazinë në pronësi të një 45-vjeçari me inicialet Dh.B, ku aksidentalisht ka rënë më pas në kontakt me rrymën elektrike, kontakt i cili rezultoi fatal për të riun.
/Shqiptarja.com
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si ngjarje aksidentale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 31.10.2017, në Rrogozhinë, shtetasi SH.D, vjeç 31, banues në Rrogozhinë, duke punuar me betoniere në magazinën e shtetasit DH.B, vjeç 45 banues në Rrogozhinë, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si ngjarje aksidentale.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











