RROGOZHINE-Një 16-vjeçar është përplasur për vdekje, rreth orës 19:20.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë - Kavajë, ku drejtuesja e automjetit tip "Skoda", shtetësja Erila V., ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.
 
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme
 
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com