Policia e Rrogozhinës ka arrestuar një 28- vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tij.

Burime zyrtare nga policia e Rrogozhinës, bëjnë me dije se është arrestuar Xhevahir Hasa, 28- vjeç, banues në fshatin Stërberg- Rrogozhinë, pasi gjatë një konflikti me kushëririn e tij, 21- vjeçarin R.H e ka plagosur këtë të fundit me thikë në kokë.

Fatmirësisht 21- vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:
Për motive pronësie ushtron dhunë fizike duke përdorur dhe armë të ftohtë (thikë) ndaj djalit të xhaxhait.

Policia arreston në flagrancë 28 vjeçarin.

Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 02.11.2017, arrestuan në flagrancë shtetasin :

- Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg - Rrogozhinë.

Ky shtetas për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, shtetasit R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur armë të ftohtë (thikë) i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com