TIRANË- 6 aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të diele, duke regjistruar 8 të plagosur dhe fatkeqësisht dhe 1 viktimë.

Rrogozhinë, ambulanca e spitalit të Fierit është aksidentuar me një makinë teksa po transportonte një të sëmurë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve janë rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë përfshirë në përplasje drejtuesi i ambulancës F. B., dhe pasagjer E. M., me mjetin me drejtues L. D., dhe pasagjerët J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 personat për të marrë ndihmë mjekësore.

Në qytetin e Vlorës, mësohet se një këmbësore është përplasur nga një makinë në rrugën transballkanike. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

"Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore", njofton policia e Vlorës. 

Aksident rrugor është regjistruar edhe në Elbasan, me 1 të plagosur. Policia njofton se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan,  mjeti tip "Land Rover",  me drejtues K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip "Benz"  me  drejtues  nga V. R., 37 vjeç,  banues në Cërrik. Si pasojë  është plagosur drejtuesi i mjetit tip "Benz", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën po në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar.

Fatkeqësisht në aksin nacional Pogradec-Korçë, ku ka humbu jetën 1 person. Viktima Pajtim Gjyli, këmbësor është përplasur nga një makinë.

Foto nga aksidenti në Rrogozhinë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Makina kthehet përmbys në qendër të Elbasanit, shoferi largohet pas aksidentit

1611524652_9d9e6905cd1d4e9db290b5888a689e1f.jpg

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anas rrugës. Siç shihet në foton që Report Tv sjell, makina është kthyer përmbys, teksa burime për gazetarin Ronaldo Gjoshi bëjnë me doje se drejtuesi i mjetit është larguar.

Ora 22:10
Aksident rrugor në aksin nacional Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Bucimas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.Viktima është identifikuar si Pajtim Gjyli . 

Paraprakisht mësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.

Ora 21:33
Përplasen 4 makina në Tiranë, Report Tv sjell pamjet

 

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Tiranës, pranë fakultetit Ekonomik. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se është lagështia në rrugë.