Njësia e hetimit Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës për krimin e zyrtarëve shtetëror, korrupsionit dhe abuzimeve me detyrën nga kjo e hënë do të drejtohet nga Ndini Tavani i komanduar me firmë të kryerporkurorit Llalla.
 
Tavani prej vitesh është Prokuror në Tiranë dhe njihet për një sërë dosjesh të konsideruara delikate përfshirë më të fundit atë të vjedhjes me shpërdorim detyre ku në burg përfundoi ish Ministri i Punës në Qeverinë "Berisha", Spiro Ksera.
 
Tavani vjen në krye të Task Forcës pas transferimit në Durrës të Deniona Katros, ndërsa kjo njësi është duke hetuar një sërë dosjesh ku përfshihen si të dyshuar për krim ekonomik, korrupsion dhe evazion fiskal biznesmen e politikan të ndryshëm.
 
Ndini Tavani ka në hetim po ashtu biznesmenin Rezar Taçi si dhe pas largimit të Ramadan Trocit përfaqësoi akuzën për llogari të shtetit në të ashtuquajturën vjedhja e shekullit në Bankën e Shqipërisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com