Rrokadë në ambasada/Ikën Dashnor
Dervishi, Selim Belortaja në Kinë

Rrokadë në ambasada/Ikën Dashnor<br />Dervishi, Selim Belortaja në Kinë
Ministria e Jashtme ka propozuar dy ndryshime të rëndësishme në trupën tonë diplomatike, të cilat do të shqyrtohen neser nga Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme.

Bëhet fjalë për dy përfaqësi të rëndësishme, për nga dimensioni i marrëdhënieve politike dhe ekonomike: Greqia dhe Kina. Ministri Ditmir Bushati ka propozuar që Ardiana Hobdari të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës se Shqipërisë ne Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë dhe ne Republikën e Armenisë, jorezident.

Në këtë mënyrë, Hobdari e cila aktualisht është Përfaqësuese e Përhershëm e Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg, do të zëvendësojë në Athinë Dashnor Dervishin. Ky i fundit shërben në këtë detyrë prej mandatit të parë të qeverisë “Berisha”.

Ndërkohë, LSI-ja do të jetë më afër në përfaqësimin politik në Kinë, ku zëvendësministri i saj në Ministrinë e Jashtme, Selim Belortaja, është propozuar të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe jorezident në Republikën Popullore te Bangladeshit, ne Republikën Popullore Demokratike te Koresë, ne Republikën e Koresë, ne Republikën Socialiste te Vietnamit dhe ne Mongoli. Belortaja do të zëvendësojë në këtë detyrë të Ngarkuarin me Punë, Andi Xhoi. 

Hobdari
Ardiana Hobdari ka një eksperiencë të gjatë profesionale në diplomaci. Qysh prej vitit 2014 ajo është Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg, ndërkohë që më përpara, prej vitit 2008 ka qenë Shefe e Njësisë për Dialogun Politik me BE-në, Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme.

Në vitin 2002 ajo mori detyrën e Sekretarit të Parë, Misioni i Republikës së Shqipërisë në BE, Bruksel, ndërsa një vit më parë ishte Drejtore e Drejtorisë të BE-së, Ministria e Punëve të Jashtme. Qysh prej viti 1995 ka statusin e diplomates me disa detyra të rëndësishme në MPJ, ndërsa karrierën e saj e ka filluar në vitin 1994 tek Zyra e UNICEF, Tiranë. 

Belortaja
Edhe Selim Belortaja ka një eksperiencë të gjatë në Ministrinë e jashtme. Nga shkurti 2015 ai është Zv/ministër i Punëve të Jashtme, nga Shkurt 2015. Më herët ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës (Tetor 2013 – Shkurt 2015); Zëvendësministër i Punëve të Jashtme nga (2009 – 2013). Për 7 vjet (2002-2009) Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, një projekt i mbështetur nga USAID, Këshilltar i Kryeministrit të vendit 1999-2002).

Belortaja ka qenë anëtar i dy qeverive të njëpasnjëshme, si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë (1993-1994) dhe Sekretar Shteti për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë (1994-1997), njëkohësisht kryesues i ekipit të parë qeveritar për hapjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE (1996).

Ai ka qenë anëtar i Kuvendit të Shqipërisë (1996-1997). Në 1992, pas më shumë se një dekade pune si lektor në Universitetin e Tiranës, Belortaja u emërua Drejtor i së parës Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja, njëkohësisht këshilltar i Presidentit të Republikës për këtë sektor. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure