TIRANE - Kupola e Policisë së Shtetit përfshihet nga ndryshime për të rritur performancën në strukturat e saj.

Sokol Bizhga, emërohet drejtor i Studimeve Strategjike, i cili ishte zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë në departamentit të Hetimit të Krimit. Një vit më parë Bizhga zëvendësoi ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçajn.

Kështu, Bizhga zëvendëson Bilbil Memën tek Drejtoria e Studimeve Strategjike, ndërsa Mema emërohet drejtor i Akademisë së Policisë, post i cili kishte mbetur bosh pas dorëheqjes së Hysni Burgajt.

Sakaq, vendin e Sokol Bizhgës në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e merr Haki Cako, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.

bizhga, cako
(Në foto: Sokol Bizhga (majtas) Haki Cako (djathtas)

Në postin e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës transferohet Kastriot Skënderaj, i cili ushtronte të njëjtën detyrë në Vlorë. Në vendin e drejtorit të Policisë së Vlorës emërohet Jael Cela, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë në Durrës.

Ilirjan Balla, dorëzon postin e drejtorit të Policisë së Kukësit për në drejtorinë e operacioneve speciale, ndërsa në vendin e tij emërohet Alban Çela, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të policisë së Beratit. Në këtë post vjen Afrim Tafa, ish shefi i krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Pas 8 vitesh drejtimi të policisë kufitare, largohet edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Pëllumb Nako, i cili transferohet si Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike. 

Vetë ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri zhvilloi një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me drejtuesit e strukturave të larta të policisë për të komunikuar emërimet e reja. 

tahiri, didi me logo
(Në foto: Ministri Tahiri, Artan Didi, Haki Cako pas takimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë)