Rrokaj: Bilanci qeverisës do
përcaktojë koalicionin me PS

Rrokaj: Bilanci qeverisës do<br />përcaktojë koalicionin me PS
Një bilanc i punëve të përbashkëta në qeverisje do të përcaktojë edhe vendimin e strukturave të LSI për koalicionin zgjedhor.

Gjatë një interviste për REPORT TV kryetari ende në detyrë i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj thotë se ka ende edhe pak kohë për një vendim të tillë, por nga ana tjetër kërkoi të shmanget gjuha e tensionit, e po ashtu tha ai debati i brendshëm e zhvillon më shumë një qeverisje.

"Ky koalicion ka ende kohë për të verfikkuar arritjet e veta, për të konstatuar edhe atë problematike që nuk është arritur dhe më pas do të ketë një bilanc dhe vendimmarrje të pjekur në mënyrë që shqiptarët të kuptojnë se çfarë ka qenë e mundur për t'u realizuar, jo për shkak se ka qenë e pamundur, por për shkak të papjekurisë politike, të arrogancës dhe shumë problemeve të tjera që lidhen me qeverisjen. Ne nuk duhet të kërkojmë një koalicion i cili quhet i mirë kur nuk ka polemikë", u shpreh Rrokaj.

Duke folur për votimin e numërimin elektronik, praktikë kjo që zhvillohet prej kohësh në zgjedhjet brenda strukturave të LSI, Shezai Rrokaj tha se një proces i tillë e bën më transparente dhe të besueshëm votimin.

E megjithatë sipas tij ky proces është i mundshëm edhe në zgedhjet politike të 18 qershorit, mjafton vullneti politik.

"Votimi elektronik nuk është shpikje e LSI-së. Eshtë një model teknik që e zbatojnë të gjitha vendet demokratike si në numëri dhe verifikim. Sa i takon Shqipërisë, ne mbështesim çdo nismë e cila realizon një proces transparent zgjedhor. Asnjëherë s'është vonë për të bërë gjëra të mira. Të ulen të lënë menjanë hedhjet e ping-pong-ut, hedhjet e dorashkave", tha Rrokaj. 

Ndërsa mirëpret protestën e opozitës si një mekanizëm në demokraci, Shezai Rrokaj e konsideron legjitime kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira.

Sipas tij, çdo shqiptar duhet të kërkojë zgjedhje të lira. 

"Opozita shfrytëzon të gjitha mjetete që ka brenda kuadrit ligjor, për të kërkuar që zgjedhjet në Shqipëri të bëhen ashtu siç duhen. Unë them që çdo shqiptar, në këto kushte nuk do kishte dëshirë që zgjedhjet në Shqipëri të vidheshin apo të deformoheshin", theksoi Shezai Rrokaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët