Rrokaj: LSI mund të mendojë e të
punojë për të qenë forcë e 1 politike

Rrokaj: LSI mund të mendojë e të<br />punojë për të qenë forcë e 1 politike
Në kuadër të zgjedhjeve të 6 nëntorit, kandidati për Kryetar i LSI-së, Shezai Rrokaj zhvilloi takime me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij takimi, kandidati për kryetar të LSI-së, Rrokaj theksoi se gara për datën 6 nëntor është një garë alternativash, një garë mendimi dhe idesh.

“Sa vlen akti i votës, nuk vlen për kë jepet vota. Unë si intelektual, problemin tim e kam me mendimin tim, me çfarë do të them. Mua më janë krijuar të gjitha mundësitë siç tregon edhe ky takim që kudo të kem të drejtën të shpreh hapur mendimet e mia. LSI-ja nuk është vetëm e Ilir Metës. Partia është e gjithë secilit prej nesh. Partia është pronë e çdo anëtari. Shqiptarët kanë nevojë për projekte. Një vend shumë i begatë, me detin, me fushat, me malet, me një rini, është e pakonceptueshme se si ky vend të mos bëjë hajër, njerëzit të mërziten, njerëzit ta braktisin atë”, tha z. Rrokaj.

Më tej, Rrokaj u shpreh se LSI duhet të investojë për rininë, duhet të investojë për familjen, duhet të investojë në kuptimin e hapjes ndaj cilësisë së përfaqësimit.

“Në qoftë se do të jemi një parti që delegoi, promovoi trurin e aftë, e ndershëm, i cili merr përgjegjësi për vendin, atëherë ne kemi shanse më të mëdha për të bërë një LSI të mirë gjatë zgjedhjeve në parti, për të bërë një LSI shumë më të mirë gjatë zgjedhjeve në pushtetin vendor dhe për të bërë një LSI shumë më të mirë gjatë zgjedhjeve që na presin në 2017-n”, - tha z. Rrokaj.

Kandidati për kryetar të LSI-së shprehu besimin se kjo forcë politike mund të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen në 2017-n.

“LSI-ja sot mund të mendojë, mund të besojë dhe mund të punojë në qoftë se ne do të kemi solidaritet me njëri-tjetrin, vullnet me njëri-tjetrin për të qenë forcë e parë politike. Dikush ka qeshur. Unë nuk qesh me mendimet e mia sepse besoj në mendimet që them. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të bëjmë aleanca. Por ne nuk duhet ta mbajmë më parë mendjen se me kë do të duhet të bëjmë aleancë, se sa mendjen që ne të fitojmë për të qenë forcë e parë. Dhe në qoftë se ne i vëmë qëllim vetes, në qoftë se ne hapemi ndaj qytetarëve, në qoftë se ne LSI e bëjmë pjesë reale të shoqërisë në nivele të ndryshme të qytetarit, të fermerit, të sipërmarrësit, të intelektualit, unë them që ne mund të guxojmë të jemi forcë e parë politike në 2017-n”, - shtoi Rrokaj.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Rrokaj theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar se është një parti luajale në aleancat e saj dhe aleancat nuk i bën për kërshërinë apo interesat tipike partiake të saj, por i bën për interesa më të mëdha që janë interesat e vendit.

“Ishte e panatyrshme aleanca me PD-në, por pa atë aleancë ne nuk do të kishim marrë vizat në mandatin e parë dhe sot qytetarët lëvizin të lirë apo siç pati arritje të tjera”, - theksoi Shezai Rrokaj.

[gallery]19409[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social