Kryetari i Bashkisë së Kavajës ka reaguar në Facebook pas arrestimit të tij nga Policia e Kavajës, me vendim të Gjykatës së Tiranës për akuzën e falsifikimi të dokumenteve dhe deklarimit të rremë në formularin e vetëdeklarimit. Rroshi sqaron në lidhje me pretendimet e Prokurorisë se është dëbuar nga shteti italian e ai zviceran, duke theksuar se ndaj tij nuk ka asnjë vendim gjyqësor. Rroshi thotë se është dëbuar njësoj si mijëra emigrantë shqiptarë.
Reagimi i plotë i Rroshit:
E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italianë që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordinerësh ndaj meje. Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejën sado e gjatë të jetë do ta fitojmë.
Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që kam deklaruar vetë. Më akuzojnë për një fakt që e kam ekspozuar vetë publikisht dhe që për drejtësinë italiane është nul.
Me akuzojnë për dëbime ku jam dëbuar si mijëra emigrantë të tjerë në tufë po ku nuk kam bërë asnjë gjyq dhe s'kam marrë asnjë dënim.
Le të më akuzojnë për çfarë të duan tjetër. Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rreme pa e provuar që ka qenë i tillë. S'ka problem unë jam mësuar me padrejtësira dhe kam lindur për t'i mbijetuar çdo padrejtësie.
E sigurt është që Kavajën Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nen dhe të më fusin mashat e tij.
Këtu do jemi!
/Shqiptarja.com