Ai poshtë rrotave është njeri! Është prind! Baba! Gjysh! Një shqiptar i cili vdiq dhe u vu nën rrota!!! Fiks nën rrota si ajo Policja kërcënonte gazetarët.

Xhama zinjtë, Lacat, vazhdojnë vënë nën rrota popullin e pamundur. Ky i ndjeri me biçikletë po jetonte jetën e tij normale në Berat. Por "bobi" "bosi" "laci" e quajmë si të doni nga kroskoti i fouristradës vendosi ti marr jetën. Sepse këta i shohin njerëzit si miza e jo me të drejta të barabarta.

Për vrasjet, 4 të vdekur në pak ditë. Indinjimi ishte ekstrem. Po aksidentet rrugore sa viktima kanë shkaktuar? 13-20 gusht! Plot 5 të vdekur. Ku?

1 në Fier

1 në Berat

2 në Rrugën e Kombit

1 në Tiranë

Më e pështira situatë në këtë foto!!! Pasi i marrin jetën me terezi ngrenë mjetin e "luksit" për të mos e dëmtuar llamarinat dhe heqin si një grumbull mishi të ndjerin që vranë.

Dy prej viktimave çiklistë! Një në trotuar, Dy i mori shpejtësia tej normave!

Kjo është vrasje o Parlamenti që jeni me pushime dhe favorizoni vrasësit me ligj.

Shënim: Ndjesë për foton e rëndë!!!