‘Rrufe në qiell të pastër’, shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Tiranë mes temperaturave të larta të gushtit (VIDEO)

Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin mesditën e sotme. Edhe pse prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperatura të larta nuk kanë munguar edhe reshjet e shiut dhe të breshërit.

Për disa minuta kryeqyteti ishte nën stuhi. Report Tv ka siguruar video, ku duket Tiranë si në dimër. Të paktën pak freskët do ta kemi në kryeqytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Reshje breshëri në Tiranë, momenti kur qytetarët nxitojnë për të gjetur një strehë

Vetëm pak minuta reshje shiu në Tiranë kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të kryeqytetit.

Sot pati rënie të temperaturave të shoqëruar me reshje breshëri, që zuri në befasi qytetarët, të cilët nxituan për të gjetur një strehë në mënyrë që të mos lageshin.

Gjatë fundjavës pritet që të jetë e njëjta situatë ndërsa rikthimi i ditëve me diell pritet të bëhet të hënë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar

‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar