Rrufetë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara
Nuk mbaron një rrufe e është gati të shpërthejë një tjetër. Akuzat që vijnë përmes analizave të bëra përtej oqeanit, janë aq të rënda sa në çdo vend normal do të shokonin këdo; nuk shokojnë dhe nuk krijojnë asnjë prekje etike ndaj politikanit Sali Berisha, kryeministrit shqiptar që është vënë në qendër të kritikave nga ambasadori amerikan Withers, ish-dhjetoristi Shenasi Rama sot Profesor në Universitetin e New Yorkut, nga ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi.
Nuk mbaron një rrufe e është gati të shpërthejë një tjetër. Akuzat që vijnë përmes analizave të bëra përtej oqeanit, janë aq të rënda sa në çdo vend normal do të shokonin këdo; nuk shokojnë dhe nuk krijojnë asnjë prekje etike ndaj politikanit Sali Berisha, kryeministrit shqiptar që është vënë në qendër të kritikave nga ambasadori amerikan Withers, ish-dhjetoristi Shenasi Rama sot Profesor në Universitetin e New Yorkut, nga ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi.
Nuk janë njerëz dosido, nuk janë militantë të asnjë partie, janë intelektualë që njohin mirë zhvillimet politike në Shqipëri, pasi në vite të caktuara kanë qenë pjesë e tyre.
Sot kërkojnë të dëshmojnë dhe t’u hapin sytë shqiptarëve rreth një situate që shumë prej nesh në Shqipëri nuk e shikojmë ose kemi frikë ta denoncojmë. Vështirë e ka ta shohë dhe kush jeton në Europë. Pak muaj më parë ishte nga Kosova akademiku Rexhep Qosja. Dhe vetëm ai. Zërat buçitës tani vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pari Withers, në një intervistë te Java, dëshmon për veprime shumë të rënda të Qeverisë shqiptare për të mbuluar të vërtetën e Gërdecit.
Pastaj Shenasi Rama, në intervistën e tij në gazetën Shqiptarja.com, etiketon si Pari, një grup të privilegjuarish i të gjitha anëve dhe ngjyrave që sot ndan pushtetin e privilegjet politiko-ekonomike të Shqipërisë.
Tani Zef Brozi, fjalët e tij oshëtijnë shumë, duke treguar se si kryeministri aktual është një ngjitës në karrierën politike përmes rregullave antidemokratike, madje tentativave kriminale për elimimin personi.
Në fillim ishte vetëm Rexhep Qosja, tani janë katër personalitete të tjera që thonë pak a shumë të njëjtën gjë. Shqiptarët duhet të dinë t’i dëgjojnë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor, 09:48
-
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 09:44
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'
23 Dhjetor, 09:29
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56