Rruga drejt BE, Paquet: Shqipëria ka nevojë për disa reforma të rëndësishme

TIRANË - Drejtori i zgjerimit në KE, Jean Eric Paquet, duke folur në konferencën e sotme "Itali- Shqipëri, një partneritet evropian", në kuadër të Presidencës italiane të BE, u shpreh se, Shqipëria ka nevojë të kryeje disa reforma shumë të rëndësishme për të qenë pjesë e BE.
"Reforma e administratës publike është një reformë shumë e rëndësishme për të ecur përpara në procesin e integrimit", tha Paquet.
Gjithashtu, shtoi ai, "e rëndësishme është krijimi i një klime të mirë biznesi. Duhet thënë se në vitet e fundit është bërë shumë në këtë drejtim".
"Trajtimi i rekomandimeve të trajtuara në progres-raport është shumë i rëndëishëm për Shqipërinë. Kërkohet përforcim i performancës së administratës publike", tha Paquet.
Paquet theksoi se po zhvillohet një proces gjithpërfshirës për reformën e gjyqësorit. Ndërsa duke folur për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, ai u shpreh se, "janë fusha shumë të rëndesishme. Përpjekjet po vijojnë dhe duhet të vijojnë edhe më tej. Qeveria duhet të shfaqë sigurinë e saj për të zhvilluar më tej politikat që synojnë forcimin e luftës kundër këtyre fenomeneve".
Në këtë kuadër, vijoi Paquet, "është e rëndësishme të miratohet strategjia anti-korrupsion. Tendenca pozitive që është krijuar në luftën kundër krimit të organizuar duhet të vijojë me të njëjtin përkushtim. Operacionet në Lazarat dhe pjesën veriore të vendit janë për t'u lavdëruar".
"Reformat që duhet të bëjë Shqipëria janë shumë të vështira si për nga ana teknike, edhe ekonomike. Për këtë duhet që të zhvillohet dialog gjithpërfshirës nga të gjithë aktorët", tha Paquet. /ATSh/
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë