Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8
Mbappe dhe Kevin de Bruyne
Francë-Belgjikë dhe Zvicër-Itali janë dy prej supersfidave në 1/8 e Evropianit të përcaktuara pas mbylljes së fazës së grupeve. Tetë përballjet do nisin me 29 qershor dhe do zgjasin katër ditë, ndërsa do luhen në dy orare të ndryshme. Ndeshja e parë e ditës do jetë në orën 18:00 dhe e dyta në orën 21:00.

Fazën e 1/8 do e hapë sfida Zvicër-Itali më 29 qershor në orën 18:00, një përballje që duket pa favoritë, ndërsa ndeshja e dytë e ditës do jetë Gjermani-Danimarkë. Për organizatorët kundërshtari nuk është aspak për t’u nënvlerësuar.
Më 30 qershor në orën 18:00 luhet Angli-Sllovaki, ndërsa në mbrëmje Spanjë-Gjeorgji. Iberikët janë favoritë absolutë për në çerekfinale, në një kohë kur në kualifikuese realizuan një mal me gola ndaj gjeorgjianëve. Më 1 korrik spikat Francë-Belgjikë, ndërsa 3 orë më pas do jetë rradha e Sllovenisë të sfidojë Portugalinë.
.jpg)
Dita e fundit e fazës së 1/8 nis me Rumani-Holandë, ndërsa mbyllet me sfidën Austri-Turqi. Ndërkohë është përcaktuar edhe rruga drejt trofeut, teksa në çerekfinale rrezikohen përballje si Spanjë-Gjermani, Portugali-Francë, Holandë-Turqi dhe Angli-Itali. Gjithsesi fillimisht duhet pritur faza e 1/8, me UEFA-n që mes fazave ka përcaktuar dy ditë pushim.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.2%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 5538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)
21 Shkurt, 08:38
-
Gjermania voton të dielën, sondazhet: CDU/CSU fituese, Friedrich Merz pritet të jetë kancelar
20 Shkurt, 15:52
-
Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE
20 Shkurt, 13:11
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
19 Shkurt, 12:45
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02