Rruga drejt Shtëpisë së Bardhë
maratonë akuzash dhe surprizash

Rruga drejt Shtëpisë së Bardhë<br />maratonë akuzash dhe surprizash
Një nga shtetet më të fuqishme në botë SHBA këtë të martë zgjedh liderin i cili do t’i udhëheqë në 4 vitet e ardhshme. Zgjedhja e amerikanëve do të ketë ndikim në të gjithë globin.
 
Kandidatët që garojnë për presidentin e 45-të të Shtëpisë së Bardhë janë demokratja Hillary Clinton me sloganin “Stronger Together” dhe republikani Donald Trump “Make America Great Again”. Mes tyre edhe rivalët më pak të dëgjuar nga partitë e vogla Jill Stein dhe Gary Johnson. 

Por si mbërritëm në këtë të martë të parë të nëntorit? Sigurisht kjo fushatë presidenciale do të mbahet mend për surprizat e saj, deklaruat që kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare e për më tepër sot kemi përballë dy kandidatët të cilët cilësohen si më pak të pëlqyerit të historisë moderne amerikane. Maratona e zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016 zgjati plot 23 muaj.

Në këto zgjedhje dolën në garë 10 guvernatorë e 10 senatorë, por me zgjedhjet përfundimtare lista u reduktua duke u finalizuar me një kandidat të partisë republikane dhe asaj demokrate. Fillimisht gara është zhvilluar brenda partive të njohura ndryshe edhe si primaret. Një seri zgjedhjesh janë mbajtur brenda partive që nga shkurti në çdo shtet dhe sot kemi ish sekretaren Hillary Clinton nga partia demokratike e cila shpalli kandidaturën në prill 2015 dhe manjatin Donald Trump nga republikanët.

Secili prej tyre arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të delegatëve të partive respektive e gjatë konventave të mbajtura në korrik 2016 ata u shpallën publikisht.
 
Hillary Clinton arriti të fitojë mbi senatorin Bernie Sanders duke u bërë gruaja e parë kandidate për kreun e Shtëpisë së Bardhë . E Sonad Trump la pas Jeb Bush, Ted Cruz, John Kasich.
 
Në konventë u prezantuan edhe dy kandidatët për zv president Tim Kaine për demokratët dhe Mike Pence për republikanët.

Sigurisht surpriza e zgjedhjeve ishte kandidati Trump me deklarate e tij bombastike që arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Shumë zhurmë nga ana e tij duke nisur me fjalimin për ndërtimin e një muri në Meksikë për të mos lejuar emigrantët e paligjshëm. Më pas akuzat se ai ka abuzuar me gratë. I ka ofenduar si dhe deklaratat për të një ushtar të vrarë ku u përfshi dhe familja e tij myslimane.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe akuzat se ai ka kryer evazion fiskal për një kohë të gjatë. Ulje ngritje për manjatin i cili nuk i ka tërhequr deklaratat e tij.

Edhe rivalja Clinton ish zonja e parë ka patur momentet e saj specifike gjatë të gjithë fushatës. E fundit ishte skandali i emaileve private. Dyshime janë ngritur lidhur me fondacionin e saj për të vijuar me momentin kur gjatë përkujtimit të 11 shtatorit 69-vjeçarja nuk u ndie mirë e u largua. Shumë zhurmë për shëndetin e zonjës Clinton e cila arriti të vijonte fushatën.

26 shtator 2016 debati i parë televiziv. Rrallëherë në historinë amerikane një debat merr kaq shumë vëmendje. Përballë 84 milionë telespektatorëve Donald Tru,p nervozohet ndaj Hillary Clinton e përgatitur dhe e pamëshirshme. Ajo fiton epërsi në sondazhe. Ish sekretarja fiton edhe debatin e dytë televiziv. 90 minutat e duelit në Seint Ljuis, Misuri u zhvilluan në një atmosferë akuzash e kundërakuzash të ashpra. Kandidatët i shtrënguan duart vetëm në fund të mbrëmjes. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe sondazhet të cilat edhe në ditët e fundit janë luhatur duke e bërë të pamundur përcaktimin e kandidatit fitues.

Një fushatë e mbushur me akuza, kundërakuza, skandale nga më të ndryshmet do të mbahet mend gjatë në historinë amerikane dhe jo vetëm e cila di të jetë shembull apo edhe një etalon i demokracisë për shumë vende të botës. Presidenti i SHBA zgjidhet nga votat e të ashtuquajturit kolegj zgjedhur i përbërë nga 538 zgjedhës që kanë të drejtë të votojnë.
 
Një kandidati i duhen të paktën 270 vota për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Tashmë na pritet të shohim se cili do të jetë lideri i fuqisë më të madhe i cili e merr detyrën në 20 janar të 2017. Mbetet për t’u parë nëse për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë do të jetë një grua apo një biznesmen.

Si do të reagojnë kandidatët për njëri- tjetrin? Trump impulsiv e kontradiktor ndërsa Clinton më e përmbajtur duke mos bërë asnjë koment.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve