Rruga e amortizuar në Gjirokastër, banorët: Asnjë kryetar Bashkie s'ka vënë dorë në këtë territor

Në zonën industriale të Gjirokastrës prej shumë vitesh nuk ka investime dhe për pasojë rruga që lidhet me qytetin është e shkatërruar plotësisht. Banorët protestojnë prej kohësh por asgjë nuk ka ndryshuar në periferinë e populluar nga fshatrat. 

Plur dhe rrugë e dëmtuar është kjo pamja që të ofrohet sapo hyn në këtë territor të Bashkisë së Gjirokastrës.

Banorët e lagjes “Manaj” në zonën industriale të Gjirokastrës kanë protestuar për mungesën e investimeve.

“ Është hera e dytë që protestojmë” , shprehet një banor.

“Pse nuk janë bërë rrugët në këtë lagje që ka mbi 1200 votues”, thotë një qytetar.

 “Ne kemi ikur nga fshati për të ardhur në qytet, erdhëm për një jetë më të mirë, deri më sot është një lagje e lënë në harresë”, thotë një qytetar tjetër.

 “Këtu mungon çfarë çdolloj gjëje që quajmë bazë në jetën e përditshme, duam rrugën”,  thotë një djalë.

“Jemi lënë pasdore nga shteti, fare as rrugë , asgjë”, shprehet një zonjë e moshuar.

Në rrugën që lidh këtë pjesë të qytetit me zonën urbane nuk është vënë dorë prej 30 vitesh.

“Kjo është rrugë kryesorë që kemi ne këtu, jemi gjithë ato frymë ne këtu. Kemi fëmijë, kemi pleq. Ta kemi rrugën tamam”, thotë një qytetar.  

“Na ngeli rruga pa bërë. Të kalojmë me një fëmijë këtu nuk kalojmë dot”, shprehet një banore.

“Rruga ka 25 vjet po, por mund të them edhe 30 vjet. Kjo rrugë është bërë disa herë problem edhe në Bashki , po nuk është bërë ndonjë investim i mirëfilltë ndonjëherë”, thotë një qytetar.

“Edhe në Kabul nuk janë rrugët kështu”,

“Duam rrugë, Transport  publik dhe ndriçim”, thotë një fëmijë.

Banoret të lodhur të zhgënjyer nga premtimet, thonë se asnjë kryetar Bashkie nuk ka vënë dorë në këtë lagje, ndërsa janë taksapagues të rregullt.

 “Vit për vit na vijnë këtu edhe s’bëjnë asgjë, do votojmë për të që ‘voton’ edhe për ne”, thotë një qytetar tjetër.

“Disa herë na është premtuar, sa herë që ndërrohet kryetari i Bashkisë”, shprehet një banor i lagjes.

“Ato taksat që na takojnë ne i paguajmë në mënyrë të rregull, fëmijët duan të luajnë por rruga është shumë e shkatërruar” , thotë një zonjë. 

Lagjia “Manaj” banohet nga gati 2500 banorë kryesisht të ardhur nga fshatrat Golem, Picari dhe Lazarat në fillim të viteve ’90.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë