Rruga e Arbrit/ Rama në Dibër: S’janë lajka, ky është zotim. Duan apo s’duan ata, ky është vizion!

Rruga e Arbrit/ Rama në Dibër: S’janë lajka, ky është zotim. Duan apo s’duan ata, ky është vizion!

Kryeministri Edi Rama në Dibër

Dibër-Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Dibrës, aty ku pritet të bëhet hapja e punimeve për Rrugën e Arbërit.

Para qytetarëve të këtij qarku dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Rama tha se ndërtimi i Rrugës së Arbërit është një zotim mes shqiptarëve.

Shefi i qeverisë e nisi fjalimin me një citim nga kujtimet e Abdyl Frashërit, dhe nuk harroi të kujtonte heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, për të cilin Rama tha se është shqiptari që s’ka të sharë, me vizion përparësinë e shqiptarisë.

Qytetarë të mbledhur sot në çdo krahinë të Shqipërisë. Vjen si jehonë një ngashërim, një përjetim i  një tosku të pavdekshëm. Dibra e përvetësoi si djalë. Ndodhesha në Dibër, kujton Abdyl Frashëri, iu tregoja të tjerëve se e ardhmja jonë varet nga bashkimi ynë si shqiptarë. Armët i mbani në duar të hani kokat e vëllezërve tuaj. Një uturimë e madhe më bëri të dridhem, një çast më pas u ngashëreva, kur pashë që shtrëngoni duart e njëri tjetrit. Frashërlliu qau si fëmijë tek pa malësorët gegë të përqafoheshin si vëllezër. Këtu janë gdhendur bëmat më domethënëse të shqiptarisë. Të qënit zot në vend të vetë, nga mësonjtoret e Said Maldemit. Këtë urtësi se ul as koha. Biri më i madh I kësaj treve, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Jam me fat që ndodhem sot në Dibër. Në këtë vit të Gjergj Kastriotit, dibranit e shqiptarit që s’ka të sharë. Nuk janë lajka, është zotim si arbri dikur motit, për bashkimin e përparimit siç e deshën të parët tanë. Skënderbeun dhe besëlidhjen nuk duam t’i shohim me daulle ceremonish. Vision që do bëhet realitet, duan apo s’duan ata.”

Edi Rama, Kryeministër

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i qeverisë demokrate nuk u finalizua dot asnjëherë. Rama tha se projekti për Rrugën e Arbrit i shërbente qeverisë Berisha si një ‘piramidë elektorale’.

Rama u ndal edhe tek kushtet teknike të projektit të demokratëve, ku mes të tjerave theksoi se në projektin e vjetër në tunel nuk parashikohej tunel emergjence.

Kur morëm mandatin, ne na u desh të pagunim 5 kontrata me vlerë 2.9 miliardë lekë për ta hapur rrugën e Dibrës si skenë për daulle dhe shirita. E njëjta situatë ishte në të gjithë Shqipërinë. E dini sa ishin detyrimet e programit transport rrugor në fund të 2013? 43 miliardë lekë të reja, që ne u detyruam katër vjet ti shlyejmë një për një.

Na u desh të paguanim 4 kontrata për rrugën e Tiranës, Kukës-Krumë, e për çdo rrugë tjetër. 67 kontrata të pa likujduara. Kilometrat lexohen tek rruga jo në foltore me tam-tame, për t’i hedhur hi syve një populli të tërë. Thonë që s’kemi bërë rrugë, qorrët që s’duan të shikojnë, shurdhët që s’duan të dëgjojnë. Por ne, jo vetëm që i përfunduam po dhe i likujduam. Buxheti për këtë vit, është shumë herë më i lartë se për vitin parardhës. Do përfundojnë shumë shpejt. Do përgjysmojmë distancën. Do përfundojmë rrugën e Arbrit, thonin. Ku i kanë? Shiritat i prenë për të gjitha këto. E dini pse? Se i gjithi ky ishte një piramidë elektorale. Ta dëgjojnë të gjithë për Rrugën e Arbrit pse s’fillon pse s’fillon. Kishte lënë një projekt, një aventurë shqiptaro-kineze në formë vrimash. Na u desh të negocionim atë marrëveshje, humbëm kohë por bëmë gjënë  e duhur. Sot, rruga që ndërtojmë me gjithë mirëmbajtjen kushton 250 milionë euro. Mirë që kushton më pak, por standarti i parashikuar nga inxhinierët e Saliut, do hynit në tunel pa tub emergjence. Rruga ishte tamam si gjarpër që rrotullohej e rrotullohej, në lartësi që janë ngricat gjithë kohën. Njësoj si Rruga e Kombit, që sot e diskutojmë ka pika ku rrezikohet jeta e njeriut. Me Partinë e Babales morën në qafë gjithë shqiptarët.

Edi Rama, Kryeministër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Rama “zbulon” bastin me Olta Xhaçkën: I thashë, kur të flas unë do të fillojë shiu

Mes të tjerave Kryeministri ka zbuluar edhe një detaj interesant para nisjes së takimit në Dibër. Rama ka thënë se kishte vendosur bast me ministren e Mbrojtjes nëse do binte shi apo jo.

Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion. Dhe sapo e fitova bastin me Oltën se i thashe; kur të flas unë do të fillojë shiu, pasi pa bereqet nuk mbaron ky takim. Pse kjo rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje. Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Pse rruga e Arbrit është çështje kombëtare?

Edi Rama, Kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Damjani: 17/06/2018 12:47

    Te shikojme kur PARTIJA e ED RAMES te humbe ZGJEDHJET do ti bie ndermend te mbaje premtimin per rrugen e arberit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU