Rruga e Arbrit, ​Rama: Mbyllim
procedurat, së shpejti mbaron

Rruga e Arbrit, ​Rama: Mbyllim<br />procedurat, së shpejti mbaron
DIBER-Nga Dibra në një takim elektoral me qytetarët, Edi Rama ka premtuar ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

“Rruga e Arbrit, është çështe ditësh. Ministria e Financave do të japë miratimin për hapjen e procedurës së fundit, tani duhet hapur leja dhe besoj se brenda 2 javëve të para të Qershorit, do të hapet dhe pas 45 ditësh nis procedura e kontratës. Dhe pas kaq ditësh llafesh, Rruga e Abrit do të fillojë të rindërtohet dhe të krijohet lidhja me Tiranën si me rrugët europiane”.



Rama-grave dibrane: Ju jeni ministret e Brendshme në familje, bindini burrat të votojnë PS
Kryeministri Rama, njëherazi dhe kryetar i PS ka bërë një lidhje mes grave dhe ministrit të Brendshëm, një post me peshë në qeveri, nën kujdesin e të cilit zhvillohen dhe proceset zgjedhore.
Ndaj Rama duke i quajtur gratë, ministret e Brendshme në familjet e tyre, u kërkon që të bindin burrat e djemtë që të bëjnë të mundur që 25 Qershori të me një vendim të denjë.
“Kishte të drejtë Çajupi i shkretë kur thoshte: Burrat nën hije lozin kuvendojnë pika që s’u bie që nga gratë rrojnë.
Burrat shumë mirë e dinë që pa gratë nuk bëjnë dot asgjë. Edhe pse ngenë zërin ata e dinë shumë mirë që kur hyjnë në shtëpi ministër i brendshëm është dikush tjetër. Si ministre të brendshme në shtëpinë tuaj të bëni të mundur që 25 qershori të jetë një vendim që të përfundojmë atë ç’ka kemi nisur”.

Rama batutë: Pasi takova Lulin dhe unë demokrat jam
Kryeministri më pas bëri një batutë, që e lidhi me kreun e PD dhe të qenurit demokrat. Sipas Ramës, demokratët janë njerëz të cilët duhet të zgjedhin, të japin votën për ata që punojnë. Sipas Ramës, PD nuk di ta bëjë këtë, por vetëm  shkatërron, ndaj demokrati më 25 Qershor duhet të zgjedhë.

“Vota nuk është bast për skuadrën e futbollit. Tek vota nuk vjen e para besnikëria ndaj skuadrës së futbollit. Nuk vjen e para besnikëria ndaj fanellës dhe flamurit të partisë. Tek vota është interesi i shtëpisë, fëmijëve i më të moshuarve dhe i vendit ku punon. Nuk bëhet fjalë për të hedhur një votë dhe për të fituar një ndeshje.
Bëhet fjalë se kë do të marrësh në punë për të gjitha nevojat që ke. Kë do të marrësh në punë për të arsimuar fëmijën tënd? Të gjithë atyre prindërve që janë më PD u them që ata do të prishin punët tona. Në fund të ditës vota është për të marrë në punë grupin e njerëzve që do të kryejnë më mirë sipas teje punët që ti ke nevojë. Po e marr nga fëmijët, duke menduar për gjithë prindërit që janë demokratë, demokratë jemi të gjithë ne, sidomos pasi takova dhe Lulin edhe unë demokrat jam. Por po flasim për ata që janë me bindje të djathta, që unë nuk e di se çfarë domethënë kjo, por nejse dhe do shkojnë të votojnë
”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.