Rruga e Arbrit, Flamur Noka akuzon:
Rama kërkon ryshfet edhe te kinezët

Rruga e Arbrit, Flamur Noka akuzon:<br />Rama kërkon ryshfet edhe te kinezët
Deputeti i PD, Flamur Noka gjatë takimit me banorët e Sohodollit dhe Maqellarës në Dibër në mbështetje të kandidatit Sherefedin​ Shehu ka replikuar me qeverinë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit duke akuzuar se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze.
 
"Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike. Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet"deklaroi Noka.
 
Ndërsa kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin​ Shehu ka theksuar se “Për Sohodollin që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër".
 
Infrastruktura rrugore do të jetë prioritet i punës premtoi Shehu. Sipas tij projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën.
 
“600 milionë euro në vit është buxheti për investime i Shqipërisë. Në Dibër nuk keni parë as një euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedh vota,”- tha Sherefedin Shehu.
 
Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës do të zhvillohen në 11 shtator, ndërsa Sherefedin​ Shehu kandidon përballë Muharrem Ramës nga aleanca e majtë. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën