
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi thotë se rruga e Arbrit nuk ka mbaruar pasi është hapur vetëm për propagandë. Sipas saj rruga e cila ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe se në vend të mashtrimeve qeveria duhet t’u thotë dibranëve a do të paguajnë 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.
‘Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë. E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike. Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëve dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!’- tha Çupi.
Por segmenti i publikuar nga Dhurata Çupi, sipas burimeve për Report Tv nuk është i hapur për kalimin e automjeteve, pjesë e segmentit ura e vashës-Bulqizë. Ndërkohë edhe nga autoritet shtetërore është thënë se hapja e rrugës është provizore, pasi në rast se rruga ende është një kantier ku po ndërtohet dhe do të mbyllet në rast se ka reshje dëbore.
Lajmi kryesor:
Hapet Rruga e Arbrit, Rama pritet me tupana! Balluku: Përfundon krejtësisht në prill të 2022! Banorët në festë me muzikë e valle: Ëndërr e realizuar
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.4%
-
Keq
7.4%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2096
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, pa rrip sigurimi dhe parakalime të gabuara, pezullohen 2 patenta dhe gjobiten 411 shoferë
24 Maj, 15:41
-
Protesta ndryshe kundër Skavicës, banorët promovojnë vlerat e Luginës së Drinit
24 Maj, 08:41
-
Me shpejtësi deri në 166 km/h dhe parakalime të gabuara! Kontroll në Rrugën e Kombit, policia pezullon 82 patenta, gjobiten 123 shoferë
23 Maj, 19:43
-
Me shpejtësi deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, policia pezullon 78 patenta, gjobiten 369 shoferë
21 Maj, 17:47
-
Pamjet e mrekullueshme të pranverës në Elbasan, Kukës dhe në Klos, turizmi malor i papromovuar dhe pa rrugë
18 Maj, 08:57
-
Merr zvarrë 20-vjeçaren te vijat e bardha, në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, largohet nga vendi i ngjarjes! Prangoset 70-vjeçari (VIDEO)
17 Maj, 16:48
-
Klos/ 29-vjeçari rrezikon jetën, apelon për ndihmë në Report Tv: Më ndihmoni për transplant të veshkave
17 Maj, 09:57
-
Policia e Dibrës dhuron gjak për fëmijët talasemikë
16 Maj, 14:28
-
Me shpejtësi, pa rrip sigurimi dhe me telefon në timon, makina inteligjente kap në shkelje 30 efektivë policie, 5 deputetë dhe 20 mjete të institucioneve shtetërore
15 Maj, 11:20
-
Lëviznin me shpejtësi tej normave, Policia Rrugore 'aksion' në Rrugën e Kombit, i pezullohet patenta 60 shoferëve, 105 të tjerë gjobiten (VIDEO)
13 Maj, 21:20
-
Ishin parkuar kundravajtje, policia bashkiake në Tiranë bllokon makinat luksoze
13 Maj, 15:27
-
"Pse më shikon?" Sherr në lavazh në Bulqizë, katër të rinj rrahin me shkopinj druri pronarin dhe një 25-vjeçar! 2 në pranga, 2 në kërkim
13 Maj, 09:14