Rruga e Dibrës mbushet me gropa
Basha e përuroi më 17 qersho

Rruga e Dibrës mbushet me gropa<br />Basha e përuroi më 17 qersho
TIRANE - Mënyra se si bëhen punimet për inveestimet në rrugë në Tiranë fare mirë mund të përdoret për barcaleta. Bëhet ceremonia e fillimit të punimeve, më pas bëhet një ceremoni për inspektimin e punimeve, pastaj vjen ceremonia e përfundimit të punimeve, ku politika mburret për punën e bërë. Dhe qytetarët i gëzohen rrugës së shtruar. Por më pas fillojnë e çahen trotuaret sepse nuk janë futur të gjitha linjat në tubacionet nëntokësore, ndonëse projekti i punimeve e përcaktonte këtë. Mbyllen trotuaret, por fillon e çahet rruga pasi punimet janë bërë me shpejtësi, pusetat për kullimin e ujërave nuk janë mbyllur mirë, kabujt janë ende nëpër këmbë, etj....

Kështu po ndodh edhe me Rrugën e Dibrës, një rrugë që kushtoi plot 98 milionë lekë të reja, dhe që kryebashkiaku Basha së bashku me kryeministrin Berisha i prenë shiritin e përfundimit të punimive 5 ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, pikërisht më 17 qershor. Por asfalti i hedhur në rrugën e Dibrës ka filluar të prishet. Që në hyrje të kësaj rruge, aty ku njihet si zona e Selvisë, duket qartë se firma që ka marrë përsipër rehabilitimin e një ndër rrugëve më të mbipopulluara të Tiranës, ka filluar edhe arnimet.

Gropat që u shfaqën vetëm dy javë pasi u pre shirirti i përfundimit të punimeve, janë rimbushur sërish. Një tregues shumë i qartë ky se si janë bërë punimet në këtë rrugë. Rruga e re, e cila nuk ka as një muaj që është inauguar, që tani është mbushur katrorë-katrorë, që janë shenjat e ndërhyrjeve për të mbyllur gropat e hapura pas përfundimit të punimeve. E njëjta situatë vazhdon përgjatë gjithë ggjatësisë së rrugës së Dibrës, që vazhdon deri te Farmacia 10.
Ndërsa po të flasim për trotuaret ata janë në gjendje krejt të mjerueshme.

Në pjesën më të madhe të kësaj gjatësie, ndonëse nuk po punohet më, ata janë lënë të paplotësuar, duke lënë shkas që të prishen edhe më shpejt, por edhe duke u kthyer në një makth për qytetarët që duhet të kalojnë çdo ditë mbi pirgun e tullave. Ndërsa për nënat e reja që kalojnë me karrocat e fëmijëve apo invalidët as që bëhet fjalë të kalojnë në trotuar. Ndërkohë që, ndryshe sa u tha, kur u përurua përfundimi i rrugëve, që së bashku me asfaltimin dhe trotuaret ishte ndërhyrë edhe në sistemin e kanalazimeve dhe sistemimin e të gjitha linjave të ndryshme të telefonit, energjisë dhe të internetit, duket qartë se këto punime në të vërtetë nuk kanë përfunduar.

Nga një vëzhgim që bëmë dje në terren, specialistët e linjave të ndryshme ende po punojnë për të futur nën tokë kabujt e tyre. Punime që kushedi sa do të zgjasin. Ndërsa pusetat e hapura janë një ndër kurthet nmë të shpeshta të kësaj rruge. Ata të shfaqen papritur, janë në mes të rrugës ku kalojnë automjetet apo në mes të trotuarit, ndërkohë që nuk ka as edhe ndonjë tabelë paralajmëruese për drejtuesit e makinave që të bëjnë kujdes. Një problem ky që në fakt rruga e Dibrës e kishte edhe para se t’i nënshtrohej rikostruksionit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'