Rruga e gjatë e çlirimit të Gjermanisë nga varësia e gazit rus

Rruga e gjatë e çlirimit të Gjermanisë nga varësia e gazit rus

Nordstream

Me çdo ditë, çdo lajm tmerri nga Ukraina për masakrat ndaj popullsisë civile rritet presioni ndaj Gjermanisë t'i japë fund importeve të naftës dhe gazit nga Rusia. Këto janë kërkesa të kuptueshme, në radhë të parë kur vijnë nga Ukraina. Po aq tronditës është edhe një studim i organizatës Greenpeace, sipas të cilit, Gjermania këtë vit për importin e  gazit dhe naftës duhet t'i paguajë Moskës një shumë rekord prej 32 miliardë. Thirrja e fortë t'i jepet fund kësaj tani dhe këtu ka të drejtën e saj të jehojë dhe do të bëhet me siguri edhe më e fortë.

Por ministri i  Ekonomisë i Të Gjelbërve, Robert Habeck ka të drejtë, kur thotë, se ndërprerja e menjëhershme të gazit në Gjermani mbart rrezikun e prishjes së paqes sociale. Habeck është përpjekur të nxisë furnizimet me gaz nga vende të tjera, nga Katari psh, dhe Norvegjia. Gjermania planifikon ngritjen e terminaleve që të importojë gaz të lëngshëm. Në plan afatgjatë vendi do të zgjerojë masivisht energjitë e rigjenerueshme dhe do të mbështetet tek hidrogjeni si burim energjie i së ardhmes sidomos në industri.

Debate të dhimbshme

Të gjitha këto janë gjërat e duhura dhe është mirë që qeveria nuk e refuzon, sidomos për të Gjelbrit janë debate të dhimbshme, që të flasë edhe për lënien në punë më tej të centraleve atomike. Këtu madje bën pjesë edhe ideja që përmes metodës "fracking" të nxirret gaz edhe në Gjermani. Por të gjitha këto debate kanë një gjë të përbashkët: ato marrin fund shpejt ashtu si filluan. Ajo që mbetet është si edhe më parë varësia e fortë nga importet ruse. Në thelb është rruga e duhur që dalja nga kjo varësi të bëhet hap pas hapi, dhe jo me një hap të madh spektakolar të dhënies fund të furnizimeve ruse nga sot me nesër.

Irrituese është që qeveria nuk ka guximin të marrë disa masa efektive, të vogla, por me efekt që mund të ndihmojnë që tani në kursimin e energjisë. Psh kufizimi i shpejtësisë në autostrada do të ishtë një masë e tillë. E pakuptueshme se pse kjo nuk është bërë me kohë, kur njëkohësisht mjaft ekspertë sigurojnë, që me këtë masë është i mundur kursimi i energjisë në rreth 7%. Këtë masë mund ta vendosësh të kufizuar në kohë. Pse jo. Rëndësi ka që diçka bëhet.

Lamtumira duhet të jetë përfundimtare

Pa harruar se Gjermania duhet të shkëputet nga varësia e gazit dhe naftës ruse përfundimisht. Në ndërtimet e reja nuk duhet të instalohen më sisteme ngrohjeje me gaz, energjitë e rigjenerueshme duhet të zgjerohen masivisht. E gjitha kjo kërkon kohë, shumë kohë. Dhe europianët duhet më në fund të bashkëpunojnë në këtë çështje jo të veprojnë kundër njëri-tjetrit.

Ka disa dekada që qeveria federale flet për kthesën energjitike. Daljen nga energjia atomike, dhënien fund të përdorimit të energjisë së qymyrit, zgjerimin e energjive të rigjenerueshme. Por sidomos në pikën e fundit fjalët nuk u ndoqën nga veprat. Përftimi i energjisë diellore dhe të erës nuk u krye në masën e duhur. Kjo duhet të ndryshojë tani. Procedurat e gjata me vite për miratimin e parqeve eolikë duhet të shkurtohen. Këtë e planifikon qeveria tani, por duhet të tregojë rezultate.

Më mirë të jepen armë të rënda tani

Në plan afatshkurtër, dhe për këtë bëhet fjalë tani, megjithë përpjekjet nuk ka ndonjë alternativë përveç gazit rus. Ky është një konkluzion i tmerrshëm. Nuk duhet t'u besosh të gjitha thirrjeve të Kasandrës nga ekonomia, por një ndalim i menjëhershëm i furnizimeve me gaz, do të kishte pasoja dramatike, ky është realiteti. Deri në vitin 2024 qeveria do të heqë dorë plotësisht nga gazi rus. Një plan realist. Në vend që të flitet tani për një ndalim të menjëhershëm nga nafta dhe gazi rus, që nuk është i mundur të bëhet, më mirë dhe më e lehtë do të ishte të hiqej dorë nga hezitimi për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. Nga një varësi shumëvjeçare nuk çlirohesh dot brenda natës. / Marrë nga Deutsche Welle

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?