TIRANE - Qytetarët që kalojnë në rrugën e Kombit nuk do të paguajnë asnjë lekë. Ministria e Transporteve anuloi procesin e tenderit për dhënien me koncension të mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë kjo për faktin se oferat e dy kompanive në garë, asaj turke dhe kineze ishin tepër të larta për xhepat e shiqiptarëve.
Njoftimin për anulimin e tenderit e ka dhënë sekretari i përgjithshëm i ministrisë së transportit Eduart Seitaj. Ofertat e paraqitura nga dy kompanitë kalonin tarifën 5 euro të propozuar nga Ministria e Transportit.
Me këtë venidm, mirëmbajtja e rrugës së kombit vazhdon të jenë koopetencë e ARRSH-së.
Rruga e Kombit është një nga akset më të rëndësishme të vendit pasi bën lidhjen me Ballkanin lindor si dhe Europën lindore e Qendrore.
Deklarata e Sekretarit të përgjithshëm të MTI Eduard Seitaj
Nëpërmjet ketij njoftimi dua t’ju informoj për vendimin e komisionit të vlerësimit të ofertave për proçedurën e dhënies me partneritet publik privat e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës “Milot-Morinë”.Komisioni i mbledhur sot në datë 22.12.2015 vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbëjnë interes publik.
Me qëllim transparencën e plotë dhe informimin e publikut për këtëçështje që ka një rëndësi të veçantëpo sqarojmëshkurtimisht hapat kryesore të ndjekuraderi me sot për realizimin e kësaj proçedure:Njoftimi publik për procedurën është bërë nëpërmjet faqes në internet të APP në datë 16.02.2015.Njoftimi i kontrates është publikuar gjithashtu në Gazetën Financial Time, në datë 17.02.2015 si dhe në faqen në internet të saj për një jave rresht.
Mbyllja e dorëzimit të ofertave në sistemin e APP, u krye në datën 07.04.2015 ora 10.00.
Në datën 29.10.2015 ora 14.00 u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kinese “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”.Në datën 02.11.2015 ora 16.00 u hapën ofertat financiare.
Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregëtisë dhe Sipërmarrjes dhe MTI asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporates Financiare Ndërkombëtare (IFC) proçedoi me vlerësimin e ofertave ekonomike.
Në përfundim komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që jane dy herë më të larta se pritshmeria jonë. Ne këto kushte mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi ti shpallë të pavlefshme këto oferta dhe ti refuzojë ato.
Aktualisht jemi duke vlerësuar nëse do të rishpallim të njejtin projekt apo do të gjejmë modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale. Ndërkohëarrsh,është autorizuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mirëmbajtjen e veprës.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
anulohet dhënia me koncension">