Rruga e Kombit me pagesë, qeveria
hap përsëri tenderin për koncesionin

Rruga e Kombit me pagesë, qeveria<br />hap përsëri tenderin për koncesionin
Duket se qeveria nuk ka ndër mend të heqë dorë nga koncesioni i mirëmbajtjes së "Rrugës së Kombit", që parashikon vendosjen e një tarife për kalimin e saj. Në më pak se dy muaj nga dështimi i përpjekjes për kalimin e këtij shërbimi te subjektet private, Qeveria ka shpallur një tender të ri që parashikon përsëri dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës për 30 vite. 

Si dhe në tenderin e vitit të shkuar, bëhet fjalë për një koncesion që parashikon Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot- Morinë.
 
Në shpalljen publike për tender, Ministria thekson se koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit.

Tentativa e fundit e qeverisë për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e aksit Milot-Morinë në Rrugën e Kombit dështoi në ditët e fundit të dhjetorit të shkuar.
 
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk përbënin interes publik duke qenë se ishin dy herë më të larta se pritshmëria e qeverisë.
 
Në tenderin e fundit dorëzuan ofertat dy kompani, grupi kinez i quajtur “China Construction”, ndërsa oferta e dytë i përkiste një konsorciumi mes “Vendeka Bilgi” dhe kompanisë “Salillari”.
 
Gjatë zhvillimit të tenderit u mësua se parashikohej një tarifë prej 5 eurosh për kalimin e Mjeteve në Rrugën e Kombit.

 
Koncesion/PPP për Ndërtimin, Operimin dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot-Morinë.

Autoriteti Prokurues:
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

Objekti i koncesionit:
Koncesion/PPP Për Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Rehabilitimin e Autostradës Milot- Morinë. Kohëzgjatja 30 vjet. Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.
Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Koncesionari i ardhshëm do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Kohëzgjatja e Koncesionit:
30 vite

Vendndodhja e objektit te kontratës koncesionare:

Nga Miloti, rreth 60 km në verilindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:

Oferta më e mirë bazuar në Subvencionimin më të ulët të kërkuar.

Afati kohor përfundimtar për dorëzimin e kërkesës për kualifikim:

Data 25 Prill 2016.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut