‘Rruga e Kombit’, protestë në Kukës për lirimin e 11 të arrestuarve

Dhjetëra protestues u mblodhën përpara Drejtorisë së Policisë në Kukës. Protesta e paralajmëruar për herët u zhvillua për lirimin e 11 të arrestuarve për aktet vandale në ‘Rrugën e Kombit’ të shtunën e kaluar. Në protestë merrnin pjesë qytetarë kuksiane si dhe të afërm të të arrestuarve. 

Protestuesit mbanin në duar pankarta me emrat e të arrestuarve si dhe me thirrje kundër qeverisë. Për rreth një orë përpara Drejtorisë së Policisë së Kukësit, protestuesi kërkuan lirimin e të afërmve të tyre, ndërsa paralajmëruan se nuk do tërhiqen. 

11 personat e ndaluar nga policia si autorë të dhunës ndaj efektivëve të cilët u qëlluan me gurë dhe sende të forta, si dhe djegies së sporteve të koncesionarit në ‘Rrugën e Kombit’ u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës një ditë më parë.

Ndaj tyre rëndojnë katër akuza kundërshtim dhe ushtrim dhune ndaj forcave të policisë, shkatërrim të pronës publike si dhe tubim për tubim të paligjshëm. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)