Mëngjeset në Kukës po shoqërohen prej ditësh me mjegull të dendur, fenomen ky i zakonshëm në periudha të tilla. Prania e mjegullës shihet edhe nëpër akse rrugore, si në Rrugën e Kombit.
Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes në rast se do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës, pasi prania e mjegullës së dendur mund të krijojë vështirësi në qarkullim për shkak të kufizimit të pamjes dhe krijimit të lagështisë.
Komento