Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e djeshme në "Rrugën e Kombit". Gjatë një konference përpara gazetarëve Rama i ka quajtur vandalë protestuesit të cilët i vunë flakën sporteleve të biletave që do të paguhen pas vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.
Kreu i qeverisë tha se të gjithë ata që shkatërruan dje sportelet në këtë aks, do të ndëshkohen sipas ligjit.
“Vetëm ju mund të bëni pyetje të tilla, pasi përgjigja është e qartë. Në radhë të parë duhet thënë se ka një zonë të përcaktuar në protestë. Kush e shkel vijën, është në shekeje të ligjit. Godet apo nuk godet je në shkelje të ligjit. Policia ka bërë dje më të mirën e mundshme për ballë një tufe vandalësh të cilët do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Nxitësit i kanë parë të gjithë dhe e di i madh dhe i vogël se kush janë. Deri më sot kompania ka bërë 15.2 milionë euro investime mbrojtëse”.
Edi Rama, Kryeministër
Lajmi kryesor: