'Rruga e Kombit', Rama pret biznesmenët kuksianë: Reduktim çmimi, jo heqje takse
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Kryeministri 20 biznesmenë që operojnë në qarkun e Kukësit për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe për të kërkuar nga ata hapjen e vendeve të reja të punës për ata që kanë aplikuar pranë zyrave shtetërore të punësimit.
Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes me biznesmenët kuksianë
Në kulmin e debateve për tarifën në "Rrugën e Kombit", Report TV ka mësuar se kryeministri Rama ka pritur të enjten në darkë në kryeministri 20 biznesmenët kryesorë që operojnë në qarkun e Kukësit për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe për të kërkuar nga ata hapjen e vendeve të reja të punës për ata që kanë aplikuar pranë zyrave shtetërore të punësimit.
Takimi është zhvilluar rreth orës 19:00 deri në 21:00, dhe më pas kryeministri është larguar për të shkuar në një emision televiziv. Në këtë darkë kryeministri është shoqëruar nga dy ministrat, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, dhe drejtori rajonal i shërbimit kombëtar të punësimit në Kukës, Ledian Halilaj. Gjithashtu, e pranishme ka qenë edhe zv/ministrja e Financave, Dajna Sorensen.
Biznesmenët i kanë kërkuar kryeministrit që të kenë një përfaqësi të tyre në grupin negociator me koncensionarin, dhe kryeministri mësohet të ketë thënë se do të jetë një proces transparent me pjesëmarrjen e të gjithëve. Do të ketë reduktim çmimi, por jo heqje takse, mëson Report TV të ketë thënë kryeministri.
“Takse zero nuk ka se nuk kemi luksin per vete koston e larte te mirëmbajtjes por do rishikohet ulje e ndjeshme çmimi, abone si dhe favorizim më i lartë te banoreve te rrezes 20 km ne zone!”,-mësohet të ketë thënë kryeministri. Rama i ka njohur biznesmenët me planin për të hapur brenda vitit aeroportin e Kukësit, duke ju thënë se është parashikuar që të terminojnë 400 mijë udhëtarë në vit.
Ministri Ahmetaj ka bërë me dije shifrat, ku sipas tij “Kostoja mesatare ditore ne qytet e 1 udhëtari rezulton 10€ çfarë përkthehet ne mijëra vende pune dhe miliona dollarë qarkullim ne ekonominë e Kukesit”, ndaj ka ftuar biznesmenët të investojnë në agro-turizëm.
Kryeministri ka kërkuar nga biznesmenët që punonjësit e tyre t’i rekrutojnë përmes zyrave kombëtare të punësimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.9%
-
Shëndet
73.2%
-
Mirëqënia
17.9%
Vota total: 380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit
30 Dhjetor 2024, 14:43
-
Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama: Skandal i paperceptueshëm! Nëse aty cenohet siguria, të ikim të gjithë nga vendi! Po bllokohen 300 mln euro
30 Dhjetor 2024, 14:25
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01
Z RAMA LERI TE VARFERIT ARKEN E SHTETIT MBUSHE ME TAKSIMIN E POLITIKANEVE ME 40/100 aligarket politikane+bisnese 50/100 cdo KUSHI qe ka me shume se 1 shtepi 30/100 gjyqtaret 60/100 DHE TA SHIKOJE AHMETAJ SA FITIME DO TE KETE SHTETI LERI FUKARENJTE TE QETE
Përgjigju