Rruga e Kosovës drejt
Pavarësisë
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.
Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.
Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavarësinë e saj themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri. Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua kurrë në veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e shtetit të Kosovës.
Plani parashikonte krijimin e një komune të re në veriun e Mitrovicës, që nuk është zbatuar deri më tani. Më 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK e zuri misioni europian për sundimin e ligjit EULEX. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Nga marsi i vitit 2011, Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet në Bruksel për një seri çështjesh. Këto bisedime teknike u pasuan nga ato në nivel kryeministrash, me mbajtjen e katër raundeve të dialogut mes Thaçit e Daçiç, si dhe një takimi mes presidentëve Jahjaga e Nikoliç.
Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur më 10 shtator 2012, shihet si një mundësi për shtyrjen më tej të hapave për integrimin e Kosovës. Sfida më e afërt për shtetin e ri është heqja e vizave, por kryesorja mbetet aspirata për hyrjen në NATO dhe integrimin në BE. Zyrtarisht, deri më sot, Kosovën e kanë njohur 106 shtete.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
20.3%
-
Njësoj
12.1%
-
Më keq
67.5%
Vota total: 2984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Perime me plehra kimike? Denaj: Mund të ketë me sasi të larta nitrati! Zgjidhni të çertifikuarat
1 Gusht, 13:55
-
Paris 2024/ Loriana Kuka i jep fund karrierës
1 Gusht, 13:54
-
Tregtia në ‘krizë’ ul besimin me 3.7%, ndërtimi dominon ekonominë edhe në sezonin e verës
1 Gusht, 13:52
-
Shkodër/Asgjësohen 8839 bimë kanabis, policia në kërkim të autorëve
1 Gusht, 13:19
-
Qendrat për pritjen e emigrantëve duhej të ishin gati nga 1 gushti, Report Tv në Gjadër, vijojnë punimet! Ambasadori italian Bucci: Hapen brenda pak javësh
1 Gusht, 12:53
-
Lezhe/ Pushuesit në Shëngjin lënë pas zjarret, vijojnë plazhin: Pas shiut del dielli
1 Gusht, 12:49
-
Vlorë/ Ngordhje masive e peshqve dhe e breshkave në Liqenin e Bestrovës, Inspektoriati i peshkimit nis hetimet, merr mostrat
1 Gusht, 12:34
-
Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! Lëshohen 6 urdhër arreste
1 Gusht, 12:25
-
Tepelenë/ Ndezën zjarre për të pastruar tokat, por dogjën shkurre e kullota, 2 në hetim
1 Gusht, 12:24
-
Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)
1 Gusht, 12:19
-
Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës
1 Gusht, 12:07
-
Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë
1 Gusht, 11:51