Rruga e Qafë-Shtamës e dëmtuar tërësisht, përgjysmohen turistët

Rruga që lidh Krujën me fshatrat e Qafë-Shtamës në disa pjesë thuajse është e pakalueshme. Edhe pse është ndërtuar vetëm 4 vite më parë ajo është dëmtuar duke përfshirë prishjet e mureve anësore, por edhe rrëshqitje të rrugës në pjesët e poshtme.

Pas ndërtimit të rrugës shumë turistë kishin si destinacion parkun e Qafë Shtamës, por shkatërrimi i rrugës ka bërë që ky numër të përgjysmohet. Firma mirëmbajtëse e rrugës prej kohësh i ka mbaruar afati e për një tjetër akoma nuk është bërë tender, por edhe në kohën që ishte firma mirbajtëse thjeshtë ka vjelur paratë, por asnjëherë nuk ka marrë masa për ta mirëmbajtur atë.

Aktualisht për mirëmbajtjen e rrugës merret vetëm bashkia e Krujës dhe disa banor të cilët kanë kalimet më të shpeshta me mjetët e tyre.

Sa i përket drejtoris së rrugëve as që është marrë qoftë edhe ndonjë masë më e vogël për ta rehabilituar rrugën që të çon në parkun kombëtar të Qafë Shtamës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 28/06/2018 19:39

    ARRSH duhet te ndaloj mirembajtjen nga privatet , se po cvaten fondet publike dhe asnje pune nuk bejne dhe dyshimi eshte se ndajne parate ne zyrtaret . KLSH te bej auditim te fondeve te shpwnzuara nga buxhet dhe punet e oakryera nga privatet . Rruga me e drejte dhe me e kontrollueshme eshte , qe rruget te mirembahen nga Drejtorite rajonale . Me miliona € qe shpenzohen per privatet ,do te shkonin te pakta gjysma per tu kursyer . Menyra e mirembajtjes me koncension eshte 100% korruptive

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/06/2018 18:55

    Keshtu është kur punohet me by thë dhe ku kondilet janë vjedhur e stervjedhur per vite e vite me rradhë.. bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën