Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës së re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë turistike dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se punimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa e cilësoi këtë rrugë si një tjetër investim që kontribuon në promovimin e Shqipërisë Turistike dhe në zbulimin e bukurive natyrore që vendi ofron.
Projekti është pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe planit për rritjen potencialit turistik të Shqipërisë me një investim me vlerë 3.8 miliardë lekë dhe rruga është 15 km.
Komente


Ky është vizioni i Edi Ramës,tani që filloi dhe rruga Vaudejës Koman që ka që në kohën e Enverit pa vënë dorë turizmi do të ketë një bum të madh....
Përgjigju