4 ditë protestë dorëzohet ARRSH, kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit! Fëmijët: Tani do të kthehemi në shkollë! Report Tv konstatoi se e kishin të pamundur të shkonin në mësim

Pas katër ditë protestë dhe raportimit live në Report Tv, që vërtetoi mungesën e rrugës alternative për të dërguar fëmijët në shkollë, ARRSH u tërhoq. Kohën kur Report Tv ishte live me banorët dha lajmin për kthimin në gjendjen e mëparshme të rrugës së Rinasit.

Tashmë kjo rrugë do të jetë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

Banorët fillimisht u treguan skeptikë, duke e mos e besuar lajmin, por i bindi më pas fluksi i makinave që vinin nga sensi i ndaluar.  

Të rritur dhe fëmijë as e kishin menduar që do të merrnin zgjidhje, ndërsa nuk munguan duartrokitjet e falënderimet për mediat që pasqyruan problematikën e tyre.

Report TV për 40 minuta përshkroi mëngjesin e sotëm rrugën që duhet të ndiqnin fëmijët, alternativë e sugjeruar nga ARRSH, e njohur si 'Ura e Brrakës', ku duhej të kalonin mes rrezikut të fluksit të makinave, 200 metra në këmbë kundravajtje dhe pa trotuar.

Tashmë për ta gjithçka është kthyer në normalitet dhe u futën në mësim menjëherë pas zgjidhjes së problematikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Rruga e Rinasi me dy korsi, në korrik gati aksi i ri për lehtësimin e trafikut drejt Aeroportit! Ja si do bëhet lëvizja e automjeteve

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha sot se në muajin korrik do të jetë gati rruga e re që lidh Kthesën e Kasharit me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, aks që do të lehtësojë fluksin e automjeteve.

Pas protestës së banorëve të Rinasit për hapjen me dy sense të rrugës, ministrja Balluku pa nga afër situatën, teksa prezantoi edhe ndërhyrjen që do të realizohet për t’i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment.

Ajo u shpreh se ARRSH ka nisur procedurën për ndërtimin e aksit të ri Kthesa e Kasharit-Fshati Ahmetaq-Rinas dhe bëri të ditur se brenda muajit korrik do të jetë gati.

Ministrja apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Veriut të aksesojnë dy daljet e tjera atë të tunelit të Kamzës ose atë të Vorës, për t’u lidhur me rrugën e Kombit apo atë të Shkodrës, pasi sipas saj rritja e fluksit të fluturimeve ka shtuar trafikun në këtë aks duke u edhe pengesë për kapjen e orareve të fluturimeve nga ana e pasagjerëve.

Ora 10:38
Hapet rruga në Rinas, fëmijët rikthehen në shkollë

Fëmijët e shkollës ‘Rexhë Deliu’ janë kthyer tashmë në shkollë pas rikthimit të rrugës me dy sense të lëvizjes. Ato falenderuan mediat, ndrësa u shprehën se fshati e kishte të nevojshme këtë rrugë.

‘U gëzuam tani se fëmijët i çojmë shumë qetësisht. Se na i patën prerë krahët. Faleminderit edhe për mediat shumë. Për ne është një fitore e nevojshme, e kishte të nevojshme fshati këtë rrugë’- u shprehën banorët.

Ora 10:32
ARRSH  e konfirmon edhe zyrtarisht: Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit

ARRSH  e konfirmon edhe zyrtarisht që do të kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit.

“Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.  Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”, thuhet në njoftim.

Ora 10:28
Hapet rruga në Rinas, tashmë lëvizet me dy sense! Banorët e presin vendimin me duartrokitje

Hapja e rrugës së Rinasit, ku tashmë po lëvizet me dy sense, është pritur me duartrokitje nga banorët të cilët u ngritën në protestë për të katërtën ditë me radhë.

Ora 10:23
Drejtoresha e shkollës 'Rexhë Deliu': Të hapet rruga, janë 115 nxënës që e kanë të pamundur të vijnë në mësim

Drejtoresha e shkollës e 'Rexhë Deliu' në Rinas ka bërë thirrje për hapjen e rrugës me dy sense, siç ka qenë, duke theksuar se janë 115 nxënës që e kanë të pamundur të shkojnë në mësim.

"Është e pamundur për fëmijët të vijnë në shkollë. janë 95 nxënës të arsimit të mesëm të ulët dhe 20 në kopsht, vetëm 8 erdhën sot dhe 2 në kopsht. Jam në krah të banorëve të Rinasit. Jam me komunitetin sepse po kërkojnë një të drejtë jetike. I bëj thirrje qeverisë të hapi rrugën sepse ndryshe kjo shkollë e ka të pamundur të jetë funksionale", tha drejtoresha.

Ora 10:22
ARRSH: Rruga e Rinasit do të hapet me dy kalime

Rruga e Rinasit do të hapet me dy kalime, bëjnë me dije burime për Report Tv. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa po studiohet mundësia e hapjes së një rruge të re për të çuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë hequr pengesat që të fusin nga Ahmetaqi në Rinas dhe mund të futen makinat.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qiviriu: 05/05/2022 13:24

    gjithmone punet me byth i kemi bere...Zot na ruaj nga keta hantikapate min & dr !!!

    Përgjigju
    • Shqipe: 05/05/2022 15:15

      Ah te lumt goja, vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera. I mbyll rrugen nje populli se koncesionari i aeroportit e ka ndertuar per aeroportin. Ah moj e mjera shqiperi sa mbrapa qe je

  • Sokol: 05/05/2022 12:41

    Qeveri muti kta duhet fshir nga faqja e dheut se vetem veprime kunder popullit bejne

    Përgjigju
  • Shqipëria: 05/05/2022 12:04

    Ne cdo vend demokratik, e drejta fitohet vetëm me protesta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja