Rruga e shkatërruar e fshatit Kurcaj të Krujës, banorët: Kalimi më i vështirë në raste urgjencash

Aksi rrugor që të çon drejt fshatit Kurcaj dhe Bura të qytetit të Krujës është në gjendje plotësisht të shkatërruar. Gropat në të gjithë gjatësinë e rrugës janë bërë një problem serioz për kalimtarët dhe banorët e zonës, situatë e cila ka ardhur nga mosmirëmbajtja e rrugës nga institucionet përgjegjëse.

Sipas banorëve kalimi në këtë rrugë bëhet edhe më i vështirë në stinën e dimrit dhe në raste urgjencash mjekësore, pasi shirat dhe balta e bëjnë thuajse të pakalueshëm këtë aks rrugor.

Pavarësisht premtimeve të njëpasnjëshme në raste zgjedhjesh, akoma nuk është marrë asnjë masë nga pushteti vendor për rregullimin e rrugës, e cila është e vetmja urë lidhëse për këto fshatra me pjesën tjetër të vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë