Rruga 'e vdekjes' Fushë Krujë-Laç! Rastësia e frikshme, aksidenti tragjik me 4 viktima sot në të njëjtin vend ku në mars të 2021 humbën jetën 4 të rinj të tjerë

Rruga Fushë Krjë Laç është një aks jo pak problematik, ku janë regjistruar shumë aksidente tragjike që i kanë marrë jetën shumë personave. Aksidenti i fundit u regjistrua pak pas mesnatës së 5 marsit, ku humbën jetën 4 persona, të cilët kishin dalë për të festuar fejesën e dy të rinjve, Shkumbin Bratit, 20 vjeç dhe Alemenia Karajt 16 vjeçe.

Viktima mbetën edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me ta,  Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Aksidenti u regjistrua në të njëjtin vendin ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj  45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.


Lajmi kryesor:

Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, 5 viktima! Festa e fejesës kthehet në tragjedi, humbin jetën çifti i të rinjve dhe 3 persona të tjerë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë