Rruga Egnatia, një mundësi
tjetër për turizmin shqipta

Rruga Egnatia, një mundësi<br />tjetër për turizmin shqipta
Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën të ditur se nga data 18 deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, do të ndërmarrë të parin udhëtim në gjurmët e rrugës antike, Via Egnatia.
 
Ky udhëtim i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se “çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”, shprehet Tare.
 
Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.

rruga egnatia

rruga egnatia

rruga egnatia

rruga egnatia

rruga egnatia


Marrë nga ATSH


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin