Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor nacional Maliq–Lozhan–Strelcë aktualisht kryhet me një sens ne kilometrin e 13-të, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga rrëshqitjet masive të dherave. Në zonën e demtuar po punohet për pastrimin e materialeve inerte.
Shembja është regjistruar pasditen e së dielës, pranë urës së Qenckës, ku barriera mbrojtëse prej betoni ka rënë mbi asfalt duke krijuar rrezik për drejtuesit e makinave.
Nga vezhgimi i kryer në terren kete te marte shihet se muri mbajtës prej betoni, i ndërtuar për të përballuar presionin e dherave nuk ka pasur armaturë hekuri. Në kushte të tilla, shembja nuk vjen thjesht si pasojë e reshjeve por ngre pikëpyetje serioze mbi standardet teknike.
Ky aks, që lidh Maliqin me zonën e Lozhanit dhe më tej me qytetin e Gramshit u prezantua si një investim strategjik për juglindjen e vendit. Me nje gjatësi prej 18.8 kilometrash, rikonstruksioni i kesaj rruge kushtoi rreth 1 164 381 419,00 lek (12 milione euro). Investitori eshte Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa punimet u realizuan nga kompania Gjikuria sh.p.k. e cila ka ende brenda garancisë 1-vjeçare këtë aks kombëtar. Kjo është hera e dytë që në këtë segment raportohen probleme të ngjashme, çka shton dyshimet mbi cilësinë e punimeve.
Komente












