Në moshë të thyer dhe me probleme shëndetësore, Dylber Shuli jeton prej më shumë se një dekade me shpresën që shtëpisë të cilën e ndjen më të boshatisur se kurrë, do t’i rikthehen zërat e nipërve dhe mbesave të tij.
"Ato më thoshin ‘baba pse na dorëzove?’. U thoja ‘bijë e babait, kështu e kam punën’. Unë jam 90 vjeç, shpresë kam deri sa të mbyll sytë sepse ata më thërrasin baba. Më shumë më thërrasin ata sesa fëmijët e mi. Si s’kam shpresë? Mbesa e mesme më thotë baba sepse ajo nuk ndahej nga unë", rrëfen ai.
Për 90-vjeçarin nga fshati Zagorçani në Pogradec, jeta mori tjetër kthesë kur djali i tij Krenari u largua drejt Sirisë me bashkëshorten dhe 3 vajzat e mitura. Atje, çifti lindën edhe një djalë, duke e bërë 4 herë gjysh Dylberin.
Tragjedia shënjoi familjen e tyre kur konflikti i armatosur u mori jetën prindërve.
"Atë mbesën e madhe e falënderoj se iu vra i jati dhe e ëma dhe qëndroi trime", rrëfen Shuli.
Fëmijët mbetën jetimë në kampin famëkeq Al Hol, në kushte të vështira mbijetese dhe pa arsimim. Megjithatë jeta atje ka vijuar dhe njëra nga mbesat, e madhja, është bërë edhe nënë.
"Kanë qenë të sëmurë, më ka treguar ajo mbesa e madhe.. 16 vjeç dhe qëndroi trime me vëllezërit, djalin e saj, të motrat i rriti. E madhja po shkon 22, të vegjlit nga 7 vjeç, mbesa tjetër 1 muajshe iku. Nuk kanë krahë atje ata të mitë", tha Shuli.
Sa herë që një shqiptar riatdhesohet nga Al Hol, siç ndodhi me Eva Dumanin, shpresa ringjallet edhe për familjen Shuli.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksion kundër ambulantëve në Korçë, Prefektura kërkon largimin e shitësve nga rruga
29 Mars, 15:50
-
Korçë/ Sherri mes katër personave në servisin e makinave, në pranga 3 prej tyre! Nën hetim pronari i objektit
29 Mars, 12:11
-
Peleshi: Territorialja duhet të jetë deri në fund bashkëpunim bipartizan! Debatet në mbledhjen e grupit? S’ka përçarje, por diskutime
29 Mars, 12:08
-
Pogradec/ Tentuan të vidhnin argjendarinë, arrestohen 2 ‘skifterët’ nga Laçi! Nis hetimi për një tjetër
29 Mars, 11:17
-
Përplasen dy makina në rrugën Korçë-Pogradec, lëndohen dy fëmijë 9 dhe 10 vjeç (VIDEO)
28 Mars, 19:13
-
Sherr mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur e 3 të lënduar me gërshërë (EMRAT+VIDEO)
28 Mars, 10:44
-
Dy tentativat e vetëvrasjes në familjen Dhëmbi, sociologia: Vajzat e mitura janë lënë pa mbështetje nga Shërbimi Social
27 Mars, 15:01
-
Korça nën petkun e dëborës, ndërpritet energjia elektrike në disa zona
27 Mars, 09:10
-
VKM/ Qeveria miraton ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike në Kolonjë e Devoll
26 Mars, 19:52
-
'Nikolla i zemrës së Tiranës', vjen përmes një dokumentari, historia e kompozitorit elitar, Nikolla Zoraqi! Shanaj: Cilësohet si 'Tchaikovsky i Shqipërisë'
26 Mars, 15:29
-
KLP mori në mbrojtje prokuroren e Korçës, Gjykata Administrative rrëzon vendimin dhe i jep të drejtë ILD-së për masën disiplinore
26 Mars, 11:20
-
Trafik droge nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, arrestohen dy grekët! Sekuestrohen 34 kilogramë kanabis në Kapshticë (EMRAT+VIDEO)
26 Mars, 08:50
Kot qe pyes keta nipper e mbesa si vajten ne Siri kane printer?Apo varja te paguajme ne 1 Carter,Ku ishte ky gjyshi kur djali enderonte 40 virgjeresha??!!etj etj
Përgjigju