Një sipërfaqe rruge prej rreth 500 metra gjatësi është ‘larë’ me naftë në aksin Krujë – Fushë Krujë në zonën e Krastës.
Nafta dyshohet të ketë rrjedhur nga serboratori i ndonjë automjeti i cili nuk është identifikuar ende nga policia.
Zjarrfikësja e Krujës po bën larjen e segmentit për të evituar aksidentet ndërkohë policia po punon për të identifikuar mjetin që ka derdhur naftën në këtë aks malor.
Komento