Rruga Milot-Fier, PD: Korrupsion, kur të vijmë në pushtet s'i njohim vendimet e 12 muajve të fundit

TIRANE-Nga selia blu përmes një deklarate për mediat, zyrtari i PD-së, Ervin Minarolli akuzoi qeverinë Rama se me rrugën Milot-Fier, po bën vjedhjen më të madhe. Sipas tij, Edi Rama dhe Belinda Balluku 6-fishuan koston për të rritur çmimin e kalimit në rrugë. Minarolli tha se për PD-në është e papranueshme që, qeveria të ndërtojë me kosto 6 herë më të lartë se standardi i Bashkimit Europian. Zyrtari demokrat paralajmëroi se "PD nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion".

"Rruga Milot-Fier është vepra më e madhe e vjedhjes së qeverisë së Edi Ramës para largimit. 1.2 miliardë euro për 115 kilometra përkthehet si rrugë që kushton, rreth 10 milionë euro për 1 kilometër. Kosto del shumë më e lartë, nëse merret parasysh se 62 kilometra të saj do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese. 1.2 miliardë euro për një rrugë që nuk kalon në terren të vështirë dhe kur më shumë se gjysma e saj rezulton e ndërtuar, është një vendim antikombëtar. Është futje e duarve në xhepat e varfër të qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë shumë shtrenjtë kalimin në rrugën e florinjtë të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut. Ekspertët llogarisin se kostoja e projektit është fryrë, në mënyrë që pagesa e detyruar për qytetarët të jetë sa më e lartë.

Ata që do të kalojnë në këtë rrugë, do të nxjerrin nga xhepi, të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje. Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Për ne është e papranueshme që, qeveria të ndërtojë me kosto 6 herë më të lartë se standardi i Bashkimit Europian. 7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër. Sot, është e papranueshme që rruga Milot-Fier të ndërtohet me 6 fishin e kostos dhe milionat nga paratë e shqiptarëve të përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet. Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion" mbyllet deklarata e Ervin Minarollit. Akuzat për këtë projekt nuk kanë munguar as nga Lulzim Basha, por Edi Rama u përgjigj duke i cilësuar të turpshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/07/2020 15:49

    Si opozite shume mire beni qe kritikoni koston e larte te ndertimit te segmentit Milot-Fier, por ju duhet te pergjigjeni per koston super te larte te rruges se kombit prej 1.3 miliard euro dhe nuk kishte asnje lloj standarti , si dhe per rrugen Tirane -Elbasan prej 420 milion euro ,kur ishte planifikuar 170 milion euro .Pra para se te kerkosh si opozite (qe ke te drejte absolute) duhet te pergjigjesh per korrupsionin e rrugeve ne kohen e qeverisjes suaj ,qe kane si protagonist kryetarin tuaj Luli Basha

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/07/2020 14:33

    Do vini ne pushtet ne 36 gusht kur te piqen rrushte... dhe kur Noc Rroky tu brje nje dhurate te mire

    Përgjigju
    • stergjyshi: 04/07/2020 10:56

      o gjysho o kalama qe beson perrallat e lulzimes kujton se ne zgjedhjet e ardheshme do merni qeverine?hahahaha ja dhe nje viktime e injorances.ik e luaj ndonje lloto se nuk kupton nga politika....ver ndonje bast te madh qe do fitoje shqupi se sic thot hinglateri ate te noc rrokut do fitosh

    • Gjyshi: 03/07/2020 15:23

      Ahahahha do Qeverisni ju ende????? Shqiptaret do ju japin nje shuplake shembullore, dhe kurbani i pare i Reformes ne Drejtesi dihet kush do behet

  • ERP: 03/07/2020 13:32

    Sa here qe behet fjale per tendera kryetari juaj nuk permbahet se i don t'i beje vete. Ne pushtet do vini ne 2029 per si e keni katandisur partine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja