Banorë të rrugës “Kujtim Spahivogli” në njësinë numër 5 në Tiranë kërkojnë të bëhet zgjerimi i kësaj rruge. Sipas tyre, ndërtimet e bëra përgjatë viteve e kanë ngushtuar shumë, duke u bërë pengesë për kalimin e mjeteve që ofrojnë shërbimin e emergjencës.

Rruga ka qenë katër metra, duke devijuar poshtë ka shkuar në tre apo një gjysmë. Na duhet urgjenca zjarrfikësja. Na ka rënë zjarri në lagje dhe e kemi fikur zjarrin me kova, kishim edhe frikë se mos na kapte korrenti”, thonë banorët.

Banorët pohojnë se për këtë problem i janë drejtuar njësisë bashkiake numër 5 dhe Bashkisë së Tiranës.

Ne jemi 10 familje që kërkojmë zgjerim rruge. Sipas projektit rruga duhet të jetë katër metër. Kemi bërë kërkesë në Njësinë numër pesë nuk na kanë kthyer përgjigje. Kemi dërguar dy kërkesa edhe te Bashkia, nuk na dhanë asnjë përgjigje, vetëm kanë shtruar rrugën me pak çakull, dhe kanë bërë një kanalizim për ujërat e zeza, për ujërat e bardha nuk kanë bërë asgjë.”, u shprehën banorët.

Sipas banorëve punimet në këtë rrugë kanë nisur rreth dy javë më parë, por këto rregullime po kryhen në parametrat e rrugës ekzistuese, duke mos marrë parasysh kërkesat e tyre për zgjerimin e saj.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com