Rruga në fushën e Torovicës, është drejt përfundimit. Kështu do të marrë fund makthi 30 vjeçar i 10 mijë banorëve të kësaj zone që vuanin mungesën e rrugës, ku si pasojë pengesë ekonomike në familjet vendase për shkak se nuk transportonin dotë prodhimet bujqësore.
Në inpektimin e kësaj rruge ka qenë i pranishëm kryeministri Rama, kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë dhe të PS.
Rama ka thënë se investimi në këtë rrugë ishte premtuar 30 herë në tre dekada por askush nuk e bëri. Rama ka ftuar të gjithë banorët që të investojnë në bujqësi pasi prodhueshmëria e zonë është një anë shumë pozitive për rritjen e ekonomisë. Sipas Ramës tashmë që po përfundon edhe rruga, këto prodhime mund të shiten ose të eksportohen jashtë vendit.
"Është një rrugë e rilindur. Rama Shëngjin-Velipoja fillon ne pranverë. por tjetre është se me bostanin bëhet investim i mirë. Se ju bashkoheni vetëm për protesta. Ata në jug janë bashkë në shitje. Por në prodhim janë veç. Duhet bërë bashkim që të negocion çmimin për eksport. Mos të ngelesh këtu. Dhe jo të bësh gara ktu kush e shet me shpejt e më lirë. Atëherë vijnë ata të mëdhenjt dhe marrin prodhimin. Bën kontrata paraprake me importues të huaj. Zona e ka të shkrujtme që ka sukses." ka thënë ndër të tjera Rama.
Në këtë takim Rama ka debatuar edhe me një mbështetës të Partisë Demokratike, por në fund edhe personi në fjalë ka rënë dakord se rruga është një perspektive për Lezhën.
Mbështetësi i PD: Unë jamë i djathtë. I them gjanat sy më sy. Po jemi shumë të kënaqur.
Rama: E di, E di! je i djathtë je i mrapsht...Po thoje nuk bëhet!. ebukura e këtyre është se punën ua bëjmë ne dhe gomar kemi socialistët për kal kemi veten tonë. gomarin për të ngarku me kal në protestë.
Rruga në fushën e Torovicës drejt përfundimit, demokrati 'bëhet' me Ramën: Unë me PD jam, po jemi shumë të kënaqur
Komento