Rruga në kryeqytet merr emrin e ish-sportistit Muhamet Malo, Veliaj: Njeriu që i dha kaq shumë sportit dhe mbështeti të rinjtë

Rruga që lidh “Medresenë” me “Unazën” në Tiranë do të mbajë emrin e Muhamet Malos, ish-sportist dhe themelues i një prej televizioneve të para në vend, Telesport. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzoi bashkëshortes së të ndjerit, në shenjë simbolike, një kopje të tabelës me emrin e rrugës.

Veliaj tha se Malo mbahet mend si njeriu që i dha aq shumë sportit, sipërmarrjes, filantropisë dhe mbështeti gazetarët e rinj.

“Ai nuk është më mes nesh, prandaj rruga nga ‘Medreseja’ deri tek ‘Unaza’ do të mbajë emrin e tij, si një kujtesë për qytetin dhe për ata që ndoshta nuk kanë qenë bashkëkohës të Metit, por që duan të kujtojnë më të mirën e qytetit tonë, njerëzit më bujarë, me zemrën më të madhe, më guximtarët, të cilët ndonjëherë bëjnë çudira që ne nuk i mendonim kurrë, siç ishte Teleferiku, apo për të qenë pionierët e parë në media atëherë kur mendohej që s’kishte hapësirë për të promovuar gazetarët e rinj”, tha Veliaj.

Ai shtoi se humanisti Malo, me guximin e tij, ka nxitur mjaft të rinj e të reja që të synojnë sa më lart.

“Kush rrezikon, kush guxon, bën mrekullira. Më vjen mirë që përtej mrekullive që bëri Meti, të kemi edhe këtë rrugë për të na kujtuar gjithmonë emrin e tij të mirë”, nënvizoi Veliaj.

Muhamet Malo, i cili ndërroi jetë më 6 Mars të vitit 2017, njihet si humanist me kontribut në ndihmë të artit dhe sportit shqiptar.

1609077718_1609075214veliajmuhametmalo.jpg

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinione: 27/12/2020 14:33

    Sh mirë ,t'a rrojnë e kujtojnë familjarët!.. duhet një studim i mirëfillte për vendosjen e emrave të Rrugëve e Shkollave!Janë më qindra e mijëra njerëz Patriotë e Filo Albanese.., që kanë sakrifikuar shumë për Mëmëdhenë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët