Kjo është gjendja e rrugës në Sanxhak të Kurbinit.

Në kohë me shi lëvizja e mjeteve dhe këmbësoreve është mjaft e vështire, për shkak të gropave që mbushen me ujë.

Banorët  thonë se kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke vështirësuar jetesën e tyre, teksa bëjnë thirrje që të merren masa.

"Rruga siç e shikoni vetë. Më keq nuk ka më. Makinat e vogla nuk kalojnë. Vetëm traktroi kalon këtu. Ka qenë e asfaltuar nga regjimi i parë. vendosin çakull. Sa bjer shi hiqet", tha një banor.

”Rruga skandal krejt. E kanë bërë dhe ca trajlera që vijnë e marrin hekura. e sheshojnë vetë se askush nuk ka vënë dorë këtu prej 20 vitesh", u shpreh nëj drejtues mjeti.

"Rrugën e shikon vetë, sa edhe me makinë nuk dal dot", tha një tjetër.

Në të njetat kushte janë thuajse të gjitha rrugët në fshatrat e Kurbinit, duke sjellë mjaft probleme në lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.