Investimet në infrasktrukturën shqiptare dhe në sektorë të tjerë nga qeveria kanë hapur kantiere me punime në proces e sipër.

Një prej tyre ka qenë edhe ai Qukës-Qafë Plloçë, në juglindje të vendit, që tashmë është drejt përfundimit dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e këtij aksi.

“Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë!”, shkruan ai në postimin e radhës në rrjetin social facebook, duke e shoqëruar edhe me disa foto.

Postimi i kryeministrit Edi Rama