Rruga te Astiri merr emrin ‘Selahudin Toto’, Veliaj: I japim vlerë qytetit me personalitete, që kanë kontribuar dhe janë frymëzim për të gjithë

Rruga te Astiri merr emrin ‘Selahudin Toto’, Veliaj: I japim vlerë qytetit me personalitete, që kanë kontribuar dhe janë frymëzim për të gjithë

Erion Veliaj

Një prej rrugëve në zonën e “Astirit”, lagje e cila po rehabilitohet plotësisht nga Bashkia e Tiranës, është emërtuar me emrin e një prej personaliteteve shqiptare, viktimë e sistemit të egër komunist, Selahudin Toto. Në një ceremoni të posaçme, kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi në mënyrë simbolike, të afërmve të tij, një kopje të tabelës së rrugës me emrin e themeluesit të Institutit të Shkencave.

“Duhet t’u tregojmë brezave se shumë prej fatkeqësive, nuk na i ka bërë hasmi, por ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit, shqiptari shqiptarit. Ndoshta, gjejmë kurajën për të reflektuar, për të thënë kurrë më! Ne mund të kemi bindje të ndryshme, mund të kemi debate, por kurrë të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është i lumtur që rrugët e kryeqytetit po marrin emrat e intelektualëve shqiptarë, të cilët kanë kontribuar për vendin.

“Emërtimet e rrugëve në Tiranë ishin keqmenaxhuar ndër vite; me to bëheshin më shumë qoka sesa nderoheshin njerëz me vlera. Një emër rruge mund ta frymëzojë dikë që kalon në atë rrugë, një fëmijë mund të pyesë prindin se çfarë është ky emër, çfarë ka bërë për vendin tonë? Ndaj, kemi filluar një proces korrektimi, jo vetëm për të ulur inflacionin e emërtimeve, por edhe për të vënë pikat mbi “i”, aty ku janë vlerat dhe kontributet”, sqaroi Veliaj.

Historiania Nevila Nika e vlerësoi këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, duke uruar që sa më shumë rrugë të kryeqytetit të mbajnë emra të figurave të historisë shqiptare.

“Nisma e Bashkisë së Tiranës është jashtëzakonisht e mirëpritur. Dëshirojmë që edhe rrugë të tjera të Tiranës të mbajnë emrat e personaliteteve, të figurave të pastra të historisë sonë kombëtare. Duke nderuar këtë figurë të shkencës, të arsimit, të politikës shqiptare, nderon ndershmërinë, përkushtimin dhe atdhe dashurinë”, tha Nika.

Selahudin Toto ishte profesor fizike, themelues i Institutit të Shkencave. Gjithashtu, deputet i Gjirokastrës nga zgjedhjet e vitit 1945. Bashkë me një grup deputetësh u akuzuan si grup opozitar, ku 15 prej tyre u dënuan me vdekje nga i quajturi gjyqi i deputetëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë