Rruga Velipojë-Shkodër, banorët kundër shpronësimeve: Çmim qesharak, mos u shkojë mendja të vijnë këtu

Banorët e Berdicës janë kundër çmimit të kompensimit që i është vendosur për pronën e tyre, të cilat preken nga projekti për ndërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë. Ata janë shprehur se kjo është një tallje që po i bëhet duke vlerësuar me 270 lek për m2 tokën ku po ndërtohet ky segment rrugor dhe se kërkojnë një dëmshpërblim në përputhje me çmimin e tregut. Nga ana tjetër edhe banorët që kanë nisur procedurat për shpronësim thonë se po hasen me shumë burokraci.

"Nuk kemi dakord është diçka qesharake e tmerrshme, disa 2800 dynymi dhe 20 milionë të më japin nuk jam i kënaqur. Procedurat i kam nisur por nuk jam dakord fare me çmimin", tha një banor. "Çmimi është qesharak dhe këta janë duke u tallur me popullin, si 207 lekë një m2 kur kjo është tokë pjellore dhe është tokë e cilësisë së parë", tha një banor.

"Me shifrën nuk jemi dakord është qesharake. Letrat i kam nisur por më hapin punë, isha në hipotekë mua më duket absurde mangësitë që thonë ata", tha një tjetër banor. Rruga Shkodër-Velipojë është një nga investimet qe ka mbetur pezull gjatë 2019 dhe pritet të përfundojë gjatë këtij viti pas miratimit të kompensimit për banorët edhe pse këto të fundit deklarojnë se pa marrë paratë nuk do të lejojnë që të nisin punimet. 

'As mos t'iu shkojë në mendje të nisin këtu punët pa rregulluar njëherë çmimin e tokës, kjo është për të ikur mendja e kokës", tha një banor. Vetëm në zonën e Berdicës janë afro 100 familje që prekën nga ky investim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur Lici: 28/01/2020 21:21

    Ahahahha e bukur logjike me talebanet. Edhe 20 miljone te me japin une nuk e jap token thote ky myteberi. Po shteti prandaj eshte shtet o karafil plak. Te shproneson per hir te nje vepre publike. Ne dac merre shperblimin ne dac shko te plaka. Po tu lutej shteti gjithe molareve si ti sdo behej asnje pune. Keshtu bejne trimat ne fillim pastaj kur vjen eskavatori fshihen te breket e plakes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?